Shkencëtarët shpjegojnë pse lëkura e fytyrës varet para kohe

22:24 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Lëkura jonë e humbet elasticitetin e saj me moshën – muskujve tanë atrofizohen dhe si rezultat, ne marrim simptoma klasike të plakjes, të tilla si faqet dhe mjekra e rënë. Ky rezultat është i pakëndshëm sepse një fytyrë e tillë na i nxjerr sheshit të gjitha vitet që kemi jetuar.

Duket se ka vetëm një rrugëdalje – të nxitosh për te kirurgu plastik. Por në realitet, gjërat vërtet nuk janë aq keq. Ju mund t’i hiqni qafe këto efekte plakjeje në shtëpi pa kaluar nëpër procedura të shtrenjta.

Do t’ju tregojmë për metodat më të mira që mund të ndihmojnë në korrigjimin e faqeve të rëna:

Arsyet pse ju bien faqet:

  1. Ju vazhdimisht përdorni telefonin tuaj

Nëse përdorni shpesh smartfonin apo tabletin tuaj, ndiqni njoftimet në Instagram dhe bisedoni me miqtë në internet, ka një shans të madh që do të shihni një “fytyrë smartphone-i” të refletuar në pasqyrë.

Një përdorim i tepërt i pajisjeve elektronike bën që koka e përdoruesve të qëndrojë e ngrirë, duke parë poshtë në ekranin e pajisjes së tyre.

Sipas një kirurgu kozmetik të quajtur Dr. Mervyn Patterson, përdorimi i vazhdueshëm i telefonave çon në pasoja të tmerrshme – një fytyrë me rrudha dhe një mjekër të rënë.

  1. Ju keni ndalur së konsumuari ushqimet yndyrore krejtësisht

Njerëzit që monitorojnë shëndetin e tyre shpesh nuk pranojnë të hanë ushqime yndyrore apo të skuqura dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Megjithatë, një refuzim total për të konsumuar produkte që përmbajnë yndyrna mund të ndikojë negativisht në gjendjen e lëkurës.

Disa acide yndyrore të tilla si Omega-3 dhe Omega-6 mbajnë elasticitetin e membranës qelizore, ndihmojnë në mbajtjen e sistemit imunitar dhe sipas disa hulumtimeve ulin rrezikun e prekjes nga kanceri.

 

  1. Ekuilibri i hormoneve tuaja është prishur

Një nga arsyet kryesore për humbjen e elasticitetit të lëkurës është mungesa e estrogjenit. Këto hormone femërore stimulojnë fibroblastet dermale për të krijuar elastinën dhe kolagjenin.

Si rezultat, ato gra që kanë nivele të ulëta të estrogjenit përfundojnë duke pasur lëkurë të zbehtë dhe rrudha të parakohshme.

  1. Ju hani shumë ëmbëlsira

Ka shumë libra që përshkruajnë efektet e dëmshme të sheqerit dhe siç rezulton, konsumimi i sheqerit me tepri prek gjithashtu elasticitetin e lëkurës, gjë që mund të fillojë procesin e plakjes edhe më herët.

Sipas një teorie të përhapur, molekulat e sheqerit të patretura janë në gjendje të pengojnë kolagjenin dhe elastinën në lëkurë. Prandaj, sa më shumë sheqer të konsumoni, aq më e varur bëhet lëkura juaj.

  1. Ju pëlqen të bëni banjo dielli dhe kaloni shumë kohë në diell

Rrezet ultravioletë janë të rrezikshme për lëkurën, veçanërisht pjesa e rrezatimit të quajtur UVA. Ky rrezatim depërton në shtresat më të thella të lëkurës, të njohur ndryshe si dermis.

Pse është kaq e rrezikshme? Dermis përbëhet nga 70% kolagjen dhe rrezet UVA e shkatërrojnë atë.

  1. Ju keni humbur peshë në mënyrë drastike

Humbja e menjëhershme ose drastike e peshës e dëmton pamjen tuaj. Ju mund të keni hequr qafe yndyrën e tepërt, por lëkura e tepërt do të jetë ende aty.

Kjo është arsyeja pse nëse planifikoni të filloni një dietë dhe të humbni peshë, duhet ta bëni procesin gradualisht. Ekspertët rekomandojnë t’i kushtojnë vëmendje të lëkurës së fytyrës, ndërsa humbni peshën dhe të përdorni kremëra shtrëngues dhe ushtrime të veçanta.

  1. Mund të keni probleme me dhëmbët

Dhimbjet problematike të dhëmbëve të pjekurisë ose një kafshim i pasaktë mund të ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen e muskujve të fytyrës.

Ekspertët nga Universiteti i Miçiganit zhvilluan kërkime të veçanta të cilat treguan se pasja e një zakoni kafshimi të ushqimit jo të duhur ndikon në tërheqjen e fytyrës negativisht.

Muskujt stërmundohen për shkak të pozicionimit të pahijshëm të dhëmbëve, gjë që mund të çojë në shfaqjen e faqeve të rëna.

  1. Ju flini shumë pak

Mungesa e gjumit mund të çojë në rënien e lëkurës së fytyrës dhe shfaqjen e rrudhave të thella. E gjitha kjo sepse lëkura jonë vetëriparohet gjatë natës dhe përbërësit e kremrave të natës veprojnë në mënyrë më efektive falë qarkullimit më të mirë të gjakut kur flemë.

Mbani mend se trupi juaj humbet shumë lagështi ndërsa flini, gjë që është arsyeja pse është e nevojshme të përdorni kremrat hidratues për të parandaluar lëkurën nga dehidrimi.

 

  1. Shqetësoheni shpesh për gjëra të vogla

Brengat tona të brendshme shpesh shpërfaqen në fytyrën tonë. Qoshet e buzëve të drejtuara për poshtë dhe rrudhat mes vetullave patjetër do të lënë gjurmë në fytyrën tuaj.

 

Pas një farë kohe, këto shprehi të fytyrës do të bëhen zakon dhe do të jenë mjaft të vështira për t’u hequr qafe. Për më tepër, këto gjendje depresive çojnë në një nivel të rritur të hormonit kortizol, i cili ndikon drejtpërdrejt në gjendjen e lëkurës dhe flokëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme