Shkencëtarët kanë zbuluar se çka nevojitet për lumturinë

12:51 | 9 Nëntor 2017
L G

Dy gjëra në jetë janë më të rëndësishmet për ndjenjën e lumturisë dhe mirëqënies, dhe asnjë nga këto nuk është paraja, ka treguar hulumtimi i fundit britanez.

Hulumtimi i fundit britanez i Qendrës Nacionale për hulumtime shoqërore deklaron se seksi dhe fjetja janë më kryesoret për ndjesinë e lumturisë dhe mirëqenies, dhe se paraja nuk ka asgjë me këtë.

Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 8250 Britanez ka treguar se rritja e të ardhurave personale ndikon shumë pak në ndjesinë e kënaqësisë, kurse gjumi cilësorë dhe jeta seksuale janë shumë ngushtë të lidhur me ndjenjën e lumturisë dhe mirëqenies.

Njerëzit të cilët gjatë hulumtimit, që e ka bërë Qendra Nacionale për hulumtime shoqërore, kanë fjetur mirë kanë pasur nga 15 pikë më shumë në indeksin e lumturisë se ata që nuk kanë fjetur mirë. Personat e pakënaqur me jetën seksuale kanë pasur nga 7 pikë më pak se ata që kanë pasur jetë cilësore seksuale, kurse te ata që i janë rritur shpejtë të ardhurat personale edhe atë për 50%, indeksi i lumturisë është ngritur vetëm për dy pikë.

Faktorë të cilët për lumturinë ishin më të rëndësishëm se të ardhurat: jeta në bashkësi të qëndrueshme, siguria e vendit të punës dhe shëndeti i familjarëve të afërm.

Më pak e rëndësishme ishte se a posedojnë njerëzit banesë apo me qira, pastaj sa ndjekës kanë në rrjetet shoqërore.

Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar se njerëzit më të pjekur janë më të lumtur se të rinjtë, kurse njerëzit me fëmijë të vegjël ishin më të lumturit. Personat e moshës tridhjetë dhe dyzetvjeçare që nuk kanë fëmijë kanë qenë më pak të lumturit./femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme