Nëse keni trup me strukturë katrore, me indeks normal peshe, por me këmbë shumë të holla, mund të jeni tre herë më të rrezikuar nga diabeti i tipit 2 ose sëmundjet kardiovaskulare.
Sipas një studimi në Gjermani, njerëzit me këtë strukturë dhe peshë normale, kanë metabolizëm jo të shëndetshëm.
Kjo është në kontrast me proporcionin e vogël të njerëzve obezë të cilët pavarësisht indeksit të lartë të trupit (BMI) janë metabolikisht të shëndetshëm, tha Norbert Stefan, profesor në Universitetin e Tubingenit në Gjermani.
“Për këtë grup, rreziku i vdekjes është vetëm 25 % më i lartë se ai i njerëzve të shëndetshëm.”- shtoi Stefan.
Rezultatet treguan se në mesin e njerëzve me këtë strukturë trupi, këmbët e dobëta mund të jenë një faktor i rëndësishëm i shëndetit të dobët metabolik.
Për njerëzit e shëndoshë, nivelet e dhjamit të barkut janë parashikues të fortë të sëmundjeve siç janë diabeti tip 2 sëmundje kardiovaskulare.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’