Shkencëtarët e kanë zhvilluar testin 10-minutësh të kancerit

15:43 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Hulumtuesit në Australi e kanë krijuar një test 10-minutësh i cili mund ta detektojë prezencën e qelizave kanceroze në çdo pjesë të trupit të njeriut.

Testi është zhvilluar pasi hulumtuesit nga Universiteti Queensland kanë zbuluar kanceri e formon një strukturë unike të ADN-së kur vendoset në ujë, transmeton Telegrafi.

Testi funksionon duke e identifikuar prezencën e asaj strukture, zbulim i cili mund të ndihmojë ta detektojë kancerin te njerëzit shumë më herët sesa metodat e tanishme.

Shkencëtarët anë e mbanë botës kanë qenë duke punuar që të gjejnë mënyra për identifikimin e kancerit në faza sa më të hershme, pasi që detektimi i hershëm e rritë shkallën e suksesit të trajtimit.

Deri më tani ky test është testuar në më shumës e 200 inde dhe mostra gjaku ku i ka detektuar qelizat kanceroze me 90% saktësi.

Deri më tani është përdorur vetëm për ta detektuar kancerin e gjirit, prostatës, zorrëve dhe limfomës, por shkencëtarët janë të besimit se rezultatet janë të ngjashme edhe me llojet tjera të kësaj sëmundje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme