Google ADS

Shkencëtarët amerikanë tregojnë moshën më të mirë për lindur fëmijë

22:16 | 14 Maj 2019
Trina Galanxhi

Gjithmonë sjellja në jetë e një fëmijë është zgjedhja e secilës grua.

Përderisa më shumë se një dekadë njerëzit thonë se lindja e fëmijëve është e duhur në të njëzetat, të tjerët këshillojnë që mosha e mirë është në të 40-tat.

Megjithatë, ekspertët thonë se problemet shëndetësore mund të sjellin vështirësi në raport me vitet, transmeton portali arbresh.info

Sipas një studimi të Dr. John Miroëski të Universitetit të Teksasit, mosha e përsosur për lindje është 34 vjet.

“Në këtë moshë, gratë janë optimale të shëndetshme dhe të gatshme për shtatzëni”, tha Dr. Mirovski, i cili erdhi në rezultat në bazë të intervistave me 1.800 nënat, duke i pyetur ata për gjendjen e tanishme shëndetësore.

Ekspertët janë pajtuar me përfundimin e tij dhe kanë shtuar se gratë në këtë moshë kanë një sasi ideale të energjisë dhe janë mjaft të pjekura dhe përgjegjëse për rritjen e një fëmije.

Sipas ekspertëve, kjo moshë lidhet me qëndrueshmërinë financiare dhe marrëdhëniet emocionale të shëndetshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme