Google ADS

Shkenca tregon pse ditëve të sotme gratë duan të rrinë beqare

22:01 | 9 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Të gjithë kemi dëgjuar se të rinjtë nuk janë duke e vlerësuar martesën sikurse brezat e mëparshëm.

Gjithashtu, ata vonojnë në vendimin për martesë, madje disa edhe heqin dorë nga ajo.

Ka pasur shumë hamendësime se përse është ky rasti, por tani, një studim i ri i botuar në “Journal of Marriage and Family” thotë se rënia e martesës në SHBA është duke ndodhur për shkak të mosgjetjes së një partneri të duhur për nga ana ekonomike, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit nga Universiteti Cornell kanë ekzaminuar të dhënat e fundit të sociodemografike të bashkëshortëve meshkuj idealë për gratë e pamartuara. Ata pastaj i krahasuan ato ideale me pozicionin sociodemografik të burrave beqarë në botën reale.

Gjatë studimit ata gjetën se gratë duan që burri i tyre të ketë pagë të lartë, të jetë i punësuar, të ketë diploma kolegji …dhe të tëra këto nuk u gjëten të burrat beqarë.

Studiuesit, pra, përfunduan me zë të lartë se ekzistojnë “deficite të mëdha në furnizimin e bashkëshortëve të mundshëm meshkuj” dhe se “i pamartuari mund të mbetet i pamartuar ose të martohet me partnerë më pak të përshtatshëm.”

Në thelb, sipas shkencës shumica e njerëzve beqarë sot kanë dy zgjedhje: të jenë përgjithmonë beqarë ose të ulin pritshmëritë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme