Dashuria është një lojë me numra dhe matematikanët kanë arritur të llogarisin se në cilën moshë mund të gjejmë partnerin ideal.
Jeta jonë e dashurisë mund të interpretohet përmes teorisë së matematikës, transmeton portal arbresh.info
Matematikania Dr. Hannah Fry kreu një hulumtim që zbuloi moshën kur njerëzit kanë më shumë gjasa të gjejnë dashurinë e vërtetë. Në kërkimet e saj, ajo u mbështet në modelet matematikore, statistikat dhe algoritmet, duke përfshirë atë që ajo e quajti “teoria optimale e ndalimit”.
Me pak fjalë, ka një numër njerëzish me të cilët do të takohemi gjatë jetës sonë, dhe këto marrëdhënie do të ndryshojnë në cilësi. Sipas kësaj teorie, ne mund të parashikojmë se sa partnerë hipotetikë do të kemi para se të gjejmë “të duhurin”. Gjithashtu, na bën të ditur se kur duhet të ndalojmë së kërkuari dhe t’i përkushtohemi kandidatit më të mirë.
Sipas studimit shanset për të gjetur partnerin perfekt pas moshës 27 vjeç.
Matematika na tregon se shanset për të gjetur dashuri të vërtetë mes njerëzve që njohim gjatë 37 përqindëshit të parë të jetës së dashurisë janë shumë të ulëta. Le të themi që ju doni të martoheni para moshës 40 vjeç dhe keni filluar të argëtoheni kur keni qenë 15 vjeç. Kjo do të thotë që ju ndoshta nuk do të gjeni partnerin ideal midis moshës 15 dhe 27 vjeç.
Sipas shkencës, marrëdhëniet e dështuara janë shumë të dobishme.
“Të gjithë njerëzit që dilni para se të bëni 27 vjeç janë pjesë e një procesi që do t’ju çojë në gjetjen e dashurisë së vërtetë. Përvoja juaj e dashurisë dhe marrëdhëniet e kaluara ju lejojnë të mësoni prej tyre dhe të kuptoni se çfarë prisni nga një partner romantik. Këto dashuri të para përmirësojnë aftësinë tuaj për të vëzhguar, ju ndihmojnë të identifikoni personin që ju përshtatet më shumë. Në fund të të njëzetave dhe kur të hyni në të tridhjetat, do të jeni mjaft i pjekur dhe me përvojë, në mënyrë që të keni pritje më realiste sesa ato që kërkoni në marrëdhënie”, thotë Fry.
Teoria e Dr. Fry lidh sjelljen njerëzore me matematikën, por dashuria gjithmonë i kapërcen numrat. Matematika nuk gënjen, por as zemra. Pra, nëse keni gjetur dikë me të cilin mund të imagjinoni të kaloni pjesën tjetër të jetës tuaj para moshës 27 vjeç, kjo nuk do të thotë se ai nuk është dashuria juaj e vërtetë. Shkoni për atë që mendoni se është më e mira për ju./arbresh.info/
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...