Shkenca thotë që njëherë në ditë duhet të bëni selfie, ja pse

19:19 | 21 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të kryer nga Univeristeti i Kalifornisë, buzëqeshja para telefonit tuaj mund të përmirsoj gjendjen tuaj shpirtërore.

Hulumtuesit i kanë ndarë pjesëmarrësit e studimit në tri grupe dhe i kanë obliguar ata që të bëjnë nga një foto në ditë për tri javë, transmeton arbresh.info.

Grupi i parë duhet të bënte selfie duke qeshur, i dyti duhet të shfaqte lumturinë, ndërsa grupi i tretë duhet të pozonte duke menduar për personin tjetër që i bën të lumtur.

Njerëzit në tri grupet kanë përjetuar emocione të ndryshme, por gjithashtu janë vërejtur edhe ndryshimet.

Pjesëmarrit në grupin e parë janë shfaqur më të sigurtë në vete, madje ekspertët thonë se buzëqeshja e tyre e rreme ka luajtur rol në ngritjen e disponimit.

Duke e parë veten fizikisht të angazhuar në mënyrë pozitive, sikurse është buzëqeshja, ka gjasa të ulet stresi, kështuqë ju do të ndjeni vetën më të lumtur dhe më të relaksuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme