Një qen apo një mace? Kjo është një pyetje shumë e debatuar ndër vite me radhë. Mirëpo, njihuni me një fakt tjetër për qentë që mund të ndryshojë mendjen tuaj, se cilën kafshë duhet të merrni.
Ju kini besim tek qeni juaj, mirëpo a ka ai tek ju? Një studim i kohëve të fundit, tregon se qentë mund të analizojnë sesa i besueshëm është një person dhe ne duam ta ndajmë këtë informacion me lexuesit tanë. Qentë, si detektivë të vërtetë mund të na e shpjegojnë nëse duhet t’i besojmë një personi tjetër:
Studimi u krye nga Akiko Takaoka i Universitetit të Kiotos në Japoni. Shkencëtari dhe kolegët e tij dëshironin të dinin nëse një qen do t’i besonte një personi që e ka gënjyer. Studiuesit e ndanë eksperimentin në 3 pjesë. Ata donin të dinin nëse qeni mund të kuptonte nëse personi nuk ishte i besueshëm. Grupi i shkencëtarëve pohon se hulumtimi ka një implikim të mundshëm në studimet e sjelljes së qenve. Studimi na tregon se qentë preferojnë që kjo botë të jetë e sigurt.
Në eksperiment, pronarët e qenve së pari do të tregojnë një enë me ushqim. Qeni e ha të gjithën. Pastaj pronarët do të ofronin një enë pa ushqim. Qentë u mashtruan dhe iu afruan enës.
Dihet, që qentë do të vraponin pas një objekti që pronari i tyre do të tregonte. Kështu, qentë besohet të jenë në gjendje të kuptojnë gjestet njerëzore. Dhe nëse gjestet nuk janë në përputhje, qeni mund të bëhet nervoz dhe i stresuar.
Herën e tretë, qentë nuk do t’i besonin pronarëve. Ata nuk i besojnë gënjeshtarët. Qentë do të përdorin përvojën e tyre të mëparshme për të ditur nëse një përson është i besueshëm ose jo./revistaclass/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...