Kur bëhet fjalë për menstruacionet ka shumë mite por jo të gjitha janë të vërteta. Nuk duhet të besoni çdo gjë që thuhet për to. Përshembull disa thonë se janë të dëmshme e disa të tjerë se pastrojnë trupin.
Ku do të bazoheshit ju? Në qoftë se doni të dini të vërtetën drejtojuni shkencës dhe mos u bazoni në mite.
Më poshtë do të gjeni përgjigjiet e shkencës për 5 mitet më të përdorura.
JU KENI CIKLIN NJËKOHËSISHT ME MIKESHAT TUAJA
Ndonjëherë ndodh që të keni ciklin në të njëjtën kohë me një të afërmen tuaj. Sipas miteve thuhet se cikli i femrave zhvendoset duke u lidhur me njëra tjetrën.
Sipas studimeve të shkencës kjo nuk është e vërtetë dhe është thjesht një rastësi, çdo kush ka ciklin e vet menstrual dhe nuk mund ta kontrollojë askush tjetër.
HËNA KONTROLLON CIKLIN
Flitet për rituale të ndryshme të hënës së plotë dhe shumë gra thonë që hëna kontrollon ciklin e tyre. Domethënë cikli ju vjen kur hëna është e plotë.
Shkenca thotë se është e vështirë për t’u vërtetuar kjo. Nga një studim ka rezultuar se nuk ka dëshmi të forta që hëna të lidhet me menstruacionet pasi kjo nuk ju ndodh shumicës së femrave.
GJAKU I PERIODAVE PËRDORET PËR MASKË FYTYRE
Thuhet se gjaku i periodave është i pasur me qeliza stamina dhe ndihmon kundër plakjes, shëron sëmundjet dhe lëndimet.
Mitet sygjerojnë gjakun si maskë fytyre dhe shkenca nuk mund të thotë të kundërtën sepse nuk ka kryer studimet e duhura. Madje për përmirësimin e lëkurës këtë maskë e sygjerojnë edhe disa kirurgë plastikë.
Thuhet se femrat nuk janë aspak komunikative me meshkujt gjatë ciklit dhe qëndrojnë larg tyre.
Por kjo nuk është e vërtetë. Në një studim janë përfshirë disa striptiste dhe është vënë re që është e kundërta e asaj që thuhet pasi ato ishin shumë miqësore me meshkujt.
FEMRAT NUK JANË ASPAK KREATIVE GJATË CIKLIT
Shumë femra gjatë ciklit ndihen të lodhura dhe përpiqen ta kalojnë sa më shpejt atë periudhë por disa të tjera janë ndryshe nga kjo që thuhet.
Sipas shkencës shumë femra gjatë ciklit menstrual janë aktive dhe shumë kreative. Fillimi i ciklit është periudha më e mirë për të filluar një projekt të ri.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...