Dhimbja e shpinës dhe shpatullave
Kjo dhimbje është shumë e përhapur sidomos në ata njerëz që e kanë punën duke qëndruar ulur ose në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë. Mund të jetë një rrjedhojë e punës ose diçka shumë më serioze. Mami juaj kishte të drejtë për të qëndruarin drejt. Qëndrimi i dobët është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së qafës dhe shpatullave. Shpatullat tuaja janë projektuar për t’u kthyer prapa, kështu që ata do të fillojnë të lëndohen nëse i mbani të përkulura gjatë tërë ditës. Edhe me një qëndrim të saktë , duke qëndruar në të njëjtin pozicion për orë të tëra në fund mund të keni të njëjtën dhimbje. Rekomandon ndryshimin e pozicioneve ose strecing çdo 20 minuta. Kur shkon në palestër, keni tendencën të shihni vetëm pozicionim përpara, por bëni kujdes se pjesa e prapme e trupit është po aq e rëndësishme. Dhimbja e shpatullave mund të vijë dhe nga kjo. Kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj kur jeni duke ngritur objekte të rënda. Ngritja me shpatullat tuaja ose mbajtja e tyre e harkuar mund të mbingarkojë muskujt dhe t’ju çojë në dhimbje të shpatullave.
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...