Shumë njerëz synojnë të ndërthurin një karrierë të suksesshme me një marrëdhënie sentimentale. Por, për femrat, ky objektiv paraqet edhe më shumë vështirësi, madje edhe në pjesën më të madhe të vendeve ku zbatohet barazia gjinore.
Kërkimi ynë në Suedi gjeti se gratë paguajnë një çmim të lartë për suksesin e tyre profesional. Promovimi, në një nivel të lartë politik apo në biznes, shkakton rritje të lartë të normës së divorceve për gratë, por jo për burrat.
Duke studiuar Suedinë mund të krijojmë një ide për vendet e tjera që po lëvizin drejt tregjeve të punës më të barabarta sa i përket barazisë gjinore. Që 30 vite më parë, shkalla e arsimit të lartë e grave suedeze kapërcente atë të burrave dhe prania e tyre në forcën e punës arriti një nivel të ngjashëm.
Sot, përqindja e femrave CEO, anëtarë të këshillit të bordit të korporatave dhe parlamentarë të nivelit të lartë, është ndër më të lartat në botë. Progres është bërë edhe në familje. Ndryshe nga shumë vende të tjera, femrat me një karrierë të suksesshme në Suedi kanë mundësi të barabarta për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë. Me fjalë të tjera, femrat që synojnë nivele të larta në planin profesional nuk duhet të heqin dorë plotësisht nga të pasurit e një familje. Por ajo çfarë i ndodh kësaj familje kur gruaja ngjit shkallët e karrierës është një histori tjetër.
Ne ndjekim çdo vit marrëdhënien e grave dhe burrave që ngrihen në detyrë në nivele të larta të shoqërisë suedeze. Për dy postet politike, kryetari i bashkisë apo parlamentar, mund të krahasojmë trajektoren e marrëdhënies së kandidatëve që e kanë fituar ose jo vendin e punës.
E nisim me politikanët që ishin të martuar katër vjet para zgjedhjeve, sa prej tyre mbetën të martuar me partnerin e tyre. Skema 1 tregon një ndryshim befasues mes grave që fitojnë dhe grave që humbin. Sapo ato zgjidhen si kryetare bashkie apo parlamentare, duke pranuar këtë detyrë, norma e divorceve dyfishohet krahasuar me gratë që nuk e fituan promovimin.
Në skemë paraqiten gjithë diferencat post-elektorale mes grave të promovuara dhe jo të promovuara të cilat janë domethënëse.Mes burrave nuk ka dëshmi për një efekt të ngjashëm.Duke e kthyer vëmendjen te promovimet në postin e CEO mund të krahasojmë numrin e burrave dhe grave që janë promovuar, por për fat të keq nuk kemi të dhëna se sa kandidatë e kanë refuzuar këtë post. Skema 2 tregon trajektoren e marrëdhënies së burrave dhe grave që janë ngritur në detyrë nga punonjës në CEO, në një kompani me të paktën 100 persona në periudhën 2002 – 2012. Edhe një herë E nisim krahasimin katër vite para promovimit me një kampion 100% personash të martuar. Me kalimin e kohës siç tregon skema, gratë në postin drejtues të CEO nisin të divorcohen me një ritëm shumë më të lartë krahasuar me meshkujt në të njëjtin pozicion. Divorci, i ndjek gratë edhe pas promovimit në sektorin privat.
A janë gratë më të lumtura pa marrëdhënien e tyre? Kjo është e mundur, edhe pse është e paqartë se pse gratë do të zgjidhnin të hiqnin dorë më shumë se burrat. Një gjë që të dhënat na lejojnë të themi është se gratë që divorcohen, pasi promovohen në poste të larta drejtuese, kanë më pak gjasa të krijojnë një marrëdhënie të re me një bashkëjetues apo për t’u martuar. Interesante është se gratë që morëm në studim kanë qenë mesatarisht prej 20 vitesh të martuara pasi u ngritën në detyrë. Është e qartë se këto gra nuk hyjnë lehtë në një jetë bashkëshortore dhe është e vështirë të besojmë se nuk i kanë dhënë vlerë jetës me një partner në plan të parë.Çfarë duhet të bëjnë gratë për të mbrojtur marrëdhënien e tyre nga stresi që lidhet me karrierën. Për këtë vlen të citojmë politikanen e lartë suedeze Birgitta Ohlsson, në librin e saj me këshilla profesionale për gratë e reja: “lëvizja më e rëndësishme profesionale është gjetja e burrit të duhur”./eo/
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...