Strijet apo njohur ndryshe si smaliaturat janë një nga problemet më të zakonshme të lëkurës, kryesisht i femrave.
Rritja, zgjatja, fitimi apo humbja e peshës mund të tendosë lëkurën duke na lënë këto shenja. Nëse këto të fundit kapen në kohë, mund të trajtohen, por nëse stijat shndërrohen në ngjyrë të bardhë është më e vështirë që të zhduken plotësisht. Një tjetër faktor që luan rol kryesor në krijimin e këtyre shenjave është kortizoni, i cili prodhohet nga gjëndrat e veshkave e dobëson fibrat elastike të lëkurës. Në fillim strijet janë në ngjyrë të kuqe dhe me kalimin e viteve ato zbehen derisa të marrin një ngjyrë të bardhë. Duket se mund të prekin çdo centimetër të lëkurën dhe shfaqen në gjoks, bark, kofshë, ije etj.
Veç kremrave, terapive me lazer apo mikrodermabrasionit ekzistojnë dhe disa metoda natyrale që zbehin pamjen e strijave.
Në qoftë se mendoni strijat ose të çarat e lëkurës ”lulëzojnë” vetëm në trupin tuaj, gaboheni pasi jo rrallë herë personazhe të ndryshme të showbizit kanë ndarë në rrjete sociale foto ku tregojnë hapur shenjat e smaliaturave. Shtatzënia, luhatjet drastike të peshës dhe përdorimi i medikamenteve të caktuara që pengojnë pengojnë prodhimin e fibrave të kolagjenit janë përgjegjësit kryesorë për shfaqjen e strijave, duke i dhënë lëkurës një pamje si të grisur. Këto vija paralele janë në tri ngjyra: rozë, të kuqërremtë dhe të bardhë dhe shfaqen kryesisht në zonën rreth barkut, kofshë, në vithe, pas kupës së gjurit që përkon me fillimin e pulpës dhe më rrallë në gjoks. Në këtë artikull , Living porpozon tre maska natyrale që zbehin dhe eleminojnë strijat e sapoformuara.
1.Maskë me panxhar, karrota, mjaltë dhe vitaminë E: Edhe pse strijat e bardha në lëkurë mund t’ju trembin në pamje të parë, lajmi i mirë është se i keni kapur në fazën fillestare dhe mund t’i hiqni pas disa seancash. Për këtë arsye ju propozojmë maskën e mësipërme duke kaluar në blender lëkurën e 3 panxharëve, një karrote, dy lugë mjaltë dhe dy vitamina kapsula E. Pasi të jetë formuar maska, aplikojeni mbi lëkurë të lagur dhe masazhojeni me anë të një furçe dhëmbësh ose sfungjeri pakëz i fortë, por jo aq sa për të dëmtuar lëkurën. Vitamina E dhe beta-karoteni i karrotës parandalojnë veprimin e radikaleve të lira në lëkurë dhe zbehin shenjat e strijave falë veprimit të tyre antioksidues. Kjo maskë duhet përdorur tre herë në javë për 2-3 muajuar me disa eksperimente, dhe ka treguar për të ndihmuar të zvogëluar praninë e plagët, shënon shtrirje dhe blemishes lëkurës.
2.Maskë me xhel Aloe vera dhe vaj ulliri: Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe veras është një nga mjetet më të mira natyrore për të kuruar problemet e lëkurës. Ai përmban sasi të larta antioksidantësh dhe vitaminë C që mbron lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira dhe stimulon prodhimin e kolagjenit. Për këtë maskë ju duhen: 2-3 gjethe mesatare Aloe vera dhe tre lugë vaj ulliri. Nxirrni me kujdes xhelin nga gjethet e Aloe veras dhe bashkojeni me vajin e ullirit. Përzieni të dy ingredintët me një lugë dhe më pas vendosini mbi lëkurë, duke masazhuar vazhdimisht (për gati 30 minuta) zonat ku keni strija. Masazhimi aktivizon qarkullimin e gjakut dhe nxit enzimat e lëkurës të prodhojnë kolagjen. Kjo maskë duhet përdorur dy herë në javë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...