Vetëm një vit më parë, Audrey Rachel (33) jetonte në një shtëpi me katër dhoma dhe kishte një punë, por ajo hoqi dorë nga të gjitha për hir të kafshëve.
Në shtëpinë e saj ajo mbajti edhe qen që kërkonin përkudesje gjatë ditës, dhe në fund të ditës, ajo do t’i kthente qentë te pronarët e tyre, por ajo ishte e përkushtuar për t’u kujdesur dhe për të adoptuar kafshë të braktisura dhe qen endacakë, transmeton portali arbresh.info
Fatkeqësisht, kishte aq shumë prej tyre, saqë ajo nuk mund t’i ndihmonte të gjithë.
Si një adhuruese e madhe e kafshëve, ajo donte të ndryshonte jetën e saj rrënjësisht.
Ajo shiti shtëpinë, la punën e saj dhe u zhvendos në një shtëpi në fermë 200-vjeçare, duke i dhënë përparësi kujdesit për kafshët e braktisura.
Dhe deri me tani ajo thotë se nuk është penduar.
“Unë e fillova këtë gjë para një viti. Shpëtova shumë kafshë në jetën time, por isha e kufizuar. Doja të kisha më shumë kohë për to, më shumë hapësirë dhe më shumë para që shpenzojë për nevojat e tyre”, tha ajo.
Ajo u zhvendos në shtëpinë e saj të re në shkurt 2020 por e zgjeroi pronën duke blerë edhe tokën afër saj.
Ajo gjithashtu bleu një shtëpi tjetër për motrën e saj në mënyrë që ajo të mund të lëvizte dhe të drejtonte fermën me të.
Ndërkohë, shtëpia e saj, që tashmë njihet si strehë për kafshët e brakstisura, është bërë një organizatë jofitimprurëse që mund të pranojë ligjërisht dhurime nga dashamirët e tjerë të kafshëve që duan të kujdesen për to./arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...