Google ADS

Shiti qumështin e gjirit, gruaja fitoi më shumë 19 mijë euro

14:46 | 22 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Një nënë e re nga Florida, SHBA, e quajtur Julie Dennis, e cila ka dy fëmijë, për shkak të krizës gjatë pandemisë u detyrua të shes qumështin e gjirit.

Sipas Mirror, ajo ushqeu shumë fëmijë me këtë qumesht dhe deri me tani ka fituar rreth 19,300 euro, transmeton portal arbresh.info

Duke qenë një nënë zëvendësuese, pas gjashtë muajsh ajo kuptoi se fëmija nuk kishte nevojë për qumësht, kështu që vendosi të shiste lëngun e çmuar.

S’ka bukë, s’ka qumësht, s’ka mish: Kriza e urisë po kaplon Amerikën Latine

Ajo shiti rreth 28 gram qumësht për 90 cent, për disa familje amerikane, nënat e të cilave nuk kishin qumësht natyral.

Ajo punon si mësuese e shkollës së mesme dhe e kompensoi mungesën e parave në një mënyrë origjinale, shton Mirror.

“Nuk ka të bëjë me paratë, unë dua të ndihmoj njerëzit në nevojë, por sigurisht që edhe dua të fitoj për familjen time”, tha ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme