Secili prej nesh ka mënyrën e vet në të cilën i lanë xhinset. Disa i lajnë në rrobalarëse, disa “me dorë”, mirëpo ka të tillë të cilët i çojnë në pastrim kimik.
Pasi e dimë sa është e vështirë të gjenden një palë xhinse të përsosura, kjo është receta se si këtyre xhinseve të parapëlqyera t’ia zgjasni jetën!
Robert Schaefer, themelues dhe pronar i njërës prej fabrikave më të mëdha të cilat merren me prodhimin e xhinseve “Schaeffer’s Garment Hotel”, ka zbuluar truqe të vogla të cilat duhet t’i provojmë kur i lajmë xhinset!
Lani në ujë të nxehtë me sodë të butë për rroba, sipas mundësisë të lëngshme! Schaefer këshillon që ndaj xhinseve të sillemi si ndaj bebes – sapun i butë dhe ujë i nxehtë!
Centrifuga le të punojë vetëm një minutë, pastaj ndaleni programin dhe nxirrni xhinset. Centrifuga shpëlan ngjyrën dhe mund të ndodhë deformimi dhe shtrembërimi i tegelave.
Xhinset duhet të jenë 90% të thara. Në atë moment ato do të tkurren dhe do të kthehen në formën e mëparshme. Është shumë me rëndësi që xhinset të mos i lani shpesh dhe assesi të mos i thani në makinë të tharjes së rrobave!
Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e...
Shtohen disa shërbime të reja në Neurokirurgji
Feyenoord – Leverkusen, formacionet zyrtare
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...