Google ADS

Shishet e ujit në makinë mund të jenë rrezik i madh për jetën tuaj

16:20 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ju që lëvizni gjithë kohës me makinë keni dhe më shumë mundësi që të mbani gjithmonë një shishe uji.

Gjëja e parë që bëni sidomos në ditët e nxehta dhe në këtë periudhë që koha nuk po vendos në qoftë se është e nxehtë apo e ftohtë, është të merrni shishen e ujit sepse jeni të etur. Sigurisht, një shishe uji që ka qëndruar në diell gjatë gjithë ditës nuk është perfekte për të shuar etjen pasi ai ujë duke ndejtur në nxehtësinë e makinës bëhet i ndënjur.

Por ka një arsye më të rrezikshme që të mos të lini më një shishe plastike në makinë. Mundet që ajo të marri flakë! Ashtu si një xham zmadhues, uji brenda përqendron dritën dhe nxehtësinë e tij në një vend.

Pika në vendin ku rrezet janë të përqendruara mund të nxehet mjaftueshëm për të krijuar flakë. Për të shmangur rrezikun e frikshëm të zjarrit, mbani shishen tuaj me ju në vend jashtë makinës.

Nëse absolutisht duhet ta mbani atë brenda, fshiheni nën një vend që nuk e kap dielli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme