Ekzistojnë disa ëndrra që përsëriten pa pushim, dhe nëse keni ëndërruar ndonjëherë sikur jeni duke fluturuar, jeni me vonesë të ndonjë ngjarje apo sikur hyni në ndonjë dhomë të zbrazët – nuk jeni të vetmit.
Edhe pse kjo mund të tingëllojë qesharake, ngjarjet në nënvetëdijen tuaj pasqyrojnë ngjarjet aktuale në jetën tuaj, dhe analistja profesionale për ëndrra, Laura Levenberg, shpjegon se si
Shtyn një veturë për 100 kilometra! Fluturim- Ëndrrat që ndërlidhen me fluturimin janë më të zakonshme tek fëmijët, por për fat të keq, me kalimin e moshës, janë më të rralla sepse me kalimin e viteve e kuptojmë se si jeta në të vërtetë mund të jetë e vështirë. Kur ëndërroni duke fluturuar, kjo do të thotë se e keni kuptuar se disa nga qëllimet tuaja të rëndësishme do të realizohen ose keni rënë në gjunjë si pasojë e një barre që ju ka shtrënguar.
Vonesa në një ngjarje të rëndësishme- Kjo është një ëndërr e zakonshme për njerëzit, puna e të cilëve është e ndërlidhur me afate të caktuara kohore. Kjo ëndërr ju paralajmëron për rastin më të keq në jetën reale, që të përgatitni dhe përfundoni gjithçka në kohë. Gjithashtu, tek njerëzit që janë nga natyra të padurueshëm, kjo ëndërr nënkupton reflektimin e mendjeve të tyre.
Vdekje- Ëndrrat e tilla janë vërtetë shqetësuese, sepse për fat të keq e përjetojmë si të vërtetë në ëndërr. Zakonisht kjo lloj ëndrre nënkupton ndryshim në jetën tuaj apo përfundim të ndonjë kapitulli. Nëse ëndërroni se ndonjë i afërm i juaji po vdes, ky nuk është një paralajmërim, por reflektim i ndjenjave tuaja në lidhje me atë se çfarë i ndodhë atij personit. Prandaj, nëse shihni vdekje në ëndërr, mos u shqetësoni, kjo tregon vetëm një ndryshim në të cilin jeni duke kaluar.
Partneri ju tradhton- Nëse ëndërroni se partneri juaj, bashkëshorti apo person i rëndësishëm po ju tradhton, atëherë ëndrra thekson pasiguritë dhe frikën tuaj se do të braktiseni. Ju ndjeni dyshime nënvetëdije për besnikërinë e partnerit tuaj. Ju mungon vëmendja në lidhje apo partneri duhet të jetë më i afërt me ju emocionalisht. Përndryshe, ju mendoni se nuk i keni përmbushur pritjet ndaj të tjerëve dhe për këtë arsye ndodhë frika nga kundër-reaksioni, që është largimi i partnerit nga ju dhe kërkimi për dikë që do t’ia përmbush nevojat.
Vozitja me makinë- Vozitja me makinë simbolizon se ju keni ose dëshironi të keni një rol aktiv në jetën tuaj, dhe nuk doni që t’ju kalojë pa kontrollin tuaj. Ëndrra në të cilën vozitni makinën tuaj nëpër ujë apo sikur makina bie në ujë, tregon që ju jeni në një udhëtim emocional, apo mund të përshkruajë ndjesinë e keqardhjes apo pikëllimit nga qëllimet e parealizuara. Ëndrra sikur makina juaj po përmbyset, nënkupton se janë disa pengesa të rëndësishme që pengojnë arritjen e objektivave. Nëse ëndërroni se makina juaj nuk ndizet, kjo do të thotë se ndjeheni të pafuqishëm në situata të caktuara.
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...