Google ADS

Shëroni lëkurën nga pikat e zeza dhe aknet pa pasur nevojën e makiazhit

01:11 | 20 Janar 2021
Trina Galanxhi

Pikat e zeza dhe aknet nuk e lejojnë fytyrën që të shkëlqejë dhe janë shumë të bezidsshme për të gjithë që vuajnë nga ato.

to gjenden më shpesh në zonën e ballit, hundës dhe mjekrës, dhe mund t’i hiqni plotësisht vetëm me vizita të rregullta tek estetistja, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, ato mund të largohen përkohësisht nëse përdorni disa mjete natyrale.

Lëngu i limonit ngushton poret dhe zvogëlon vajin e lëkurës, e dizinfekton atë dhe largon qelizat e vdekura. Vendosni lëng limoni të shtrydhur në lëkurë, të përzier me pak ujë dhe lëreni të qëndrojë në fytyrë gjatë gjithë natës.

Në mëngjes shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Nëse ndieni ndjesi shpimi gjilpërash, lani menjëherë fytyrën. Në të njëjtën kohë, kurrë mos e ekspozoni veten në rrezet e diellit direkt pas trajtimit të fytyrës me limon, sepse ky frut e bën lëkurën të ndjeshme ndaj dritës, kështu që mund të ndodhë depigmentimi.

Një lloj tjetër i luftës kundër pikave të zeza është një maskë e bërë nga piper i zi dhe hirra. Përzieni një lugë çaji nga të dy përbërësit dhe vendoseni përzierjen në zonën nën pikat e zeza. Pas disa minutash, kur maska ​​të thahet, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme