Shërohet toreadori që ia shqeu demi anusin

21:46 | 24 Mars 2017
Trina Galanxhi

Matadori, Antonio Romero, ka postuar një fotografi të tij pas operacionit ku mjekët me sukses ia rregulluan përsëri pjesën e shqyer nga demi derisa po kryente një përformancë.

Doktorët thanë se 38 vjeçarit është dashur që t’ia bashkojnë përsëri muskulin shtrëngues me anusin, pasi briri i demit kishte depërtuar 27 centimetra në brendi të tij.

“Kam besim dhe shpresë që do të rikthehem përsëri në arenë”, ka thënë toreadori, shkruan New York Post.

Videoja e Romeros në luftë me demin e quajtur “Caprol” apo “Lider” tregon momentin kur ndodhi ngjarje.

Bisha e egër e kapi me brirët e tij dhe ia hupi balancimin dhe më pas ia futi njërin nga brirët në brendi.

Romero i mbijetoi sulmit të Caprol-it derisa të tjerë luftëtarë demash u futën në arenë për t’ia tërhequr vëmendjen demit nga Romero.

https://www.youtube.com/watch?v=KSgzjDrF0FU

2-50

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme