Google ADS

Shënohet Dita Botërore e Informacionit për Zhvillim

09:35 | 24 Tetor 2021
Arbresh.info

Më shumë se gjysma e njerëzimit përballet çdo ditë me problemet shëndetësore, ekonomike e sociale që rrjedhin nga një zhvillim global jo i njëtrajtshëm. Varfëria, konfliktet e armatosura, mbipesha, kanceri, HIV/AIDS janë vetëm disa nga sfidat që njerëzimit i duhet të kapërcejë sot.

Më shumë informim nënkupton më shumë ndërgjegjësim, më shumë përgjegjësi, më shumë përpjekje. 24 Tetori është Dita Botërore e Informacionit për Zhvillim. Informohu për botën ku jeton dhe jep ndihmën tënde./rtv21/

Tragjikisht mbi 230,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i krizës siriane dhe mbi 14 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma emergjente humanitare.

Gati 37 milionë njerëz tani jetojnë me HIV. 2,6 milionë janë nën moshën 15 vjeç.

Së paku 80% e njerëzimit jetojnë me më pak se 10 dollarë në ditë. 40% e popullsisë së varfër të botës përfiton vetëm 5% të të ardhurave globale.

Më shumë se një e treta (34.9% ose 78.6 milionë) e të rriturve amerikanë janë obezë.

Rreth 795.000.000 njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të jetuar një jetë të shëndetshme aktive. Kjo përbën rreth një në nëntë njerëz në tokë.

Sipas OBSH-së, numri i të sëmurëve me diabet në vitin 2030 pritet të arrijë në 366.000.000 në botë, ndërsa në Shqipëri 188.000.

Kanceri përbën një ndër shkaqet kryesore të sëmundjes dhe vdekshmërisë në botë me më shumë se 14 milionë të diagnostikuar. Një e treta e vdekjeve nga kanceri kanë 5 faktorë kryesorë si indeksi i lartë i masës trupore, konsumi i ulët i frutave dhe perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, përdorimi i alkoolit. Përdorimi i duhanit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për kancerin, duke shkaktuar rreth 20% të vdekjeve nga kanceri në botë.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë duke shkaktuar rreth 31% të vdekjeve në botë, më shumë se çdo shkaktar tjetër.

350 milionë njerëz të të gjitha moshave në botë vuajnë nga depresioni.

Duhani vret 6 milionë njerëz çdo vit, 600.000 prej të cilëve janë joduhanpirës të ekspozuar ndaj konsumit të të tjerëve.

Çdo ditë, rreth 800 gra ndërrojnë jetë si pasojë e shkaqeve të parandalueshme që kanë të bëjnë me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve.

Rreth 22 milionë aborte të pasigurta ndodhin në botë çdo vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme