Nëse keni vështirësi për t’u zgjuar ne mëngjes, nuk jeni vetëm. Teksa mëngjeset sa vijnë dhe errësohen, të qëndruarit nën shtroje, në të ngrohtë, është padyshim një tundim i madh.
Por nëse deri më tani ia keni vënë fajin përtacisë, rezulton se pas vështirësisë për t’u ngritur në mëngjes qëndron një problem psikologjik nga i cili mund të vuani.
Quhet dysania dhe është një term i përdorur pikërisht për të përshkruar pamundësinë kronike për t’u ngritur në mëngjes.
Ata që janë të prekur nga kjo gjendje psikologjike, janë gjatë gjithë kohës me dëshirën për t’u shtrirë, megjithatë kjo gjendje ka edhe një impakt më serioz.
Kjo gjendje, që duhet gjithashtu klinomania, nuk është ende e njohur zyrtarisht, por ata që e vuajnë thonë se është reale.
Sipas Psych2go, ajo lidhet shpesh me problemet e shëndetit mendor, pasi ata që e kanë këtë gjendje, vuajnë gjithashtu nga ankthi dhe depresioni.
Ndonëse njerëzit me këtë gjendje shpesh e lidhin me mungesën e gjumit, ata që janë të prekur nga Dysania kanë një ndjenjë të fortë, gati adiktive për t’u kthyer në shtrat.
Nëntë rregulla për të filluar ditën me këmbën e duhur
Të ngrihesh me këmbën e duhur është sekreti për të qenë produktiv gjatë gjithë ditës, duke qenë energjik deri në mbrëmje si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Duke filluar me nga një gotë ujë çdo ditë kur zgjoheni dhe duke kaluar tek sporti në ajër të pastër, këtu janë disa truke – pra disa zakone të mira për t’u përsëritur me kujdes çdo ditë – në mënyrë që të mos jeni që në mëngjes nën stres.
Një recetë e tillë vjen nga Namni Goel, profesor i psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Pensilvanisë (SHBA).
Sipas asaj që Goel ka thënë për NBC, “mëngjesi është një moment kritik që mund të vendosë tonin e gjithë ditës, si dhe shëndetin tuaj në afat të shkurtër dhe afatgjatë”.
– Për të nisur ditën me këmbë të mbarë, ne e fillojmë që në mbrëmje, duke bërë ca planifikime për të nesërmen, të paktën për orët e para.
Mjafton që të vendosësh çfarë do të vishni dhe atë që do të hani për mëngjes, me sa duket vendime të parëndësishme që megjithatë, nëse merren në mëngjes, vjedhin kohën që mund të shpenzohet për çështje më të rëndësishme.
– Mos rrini më në krevat pasi alarmi të bjerë sepse nuk vlen për asgjë, sepse në atë moment të shkurtër nuk mund të gjesh një gjumë cilësor, kështu që në fakt është një kohë e padobishme për pushim.
– Të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën kohë është një ilaç për mendjen dhe trupin: në të vërtetë, shpjegon Goel, vetëm në këtë mënyrë organizmi do të mbajë të shëndetshme ritmet kardiake (që shënojnë alternimin e gjumit/zgjimit dhe shumë funksione të tjera biologjike.
– Shërben për të hidratuar trupin dhe gjithashtu për të aktivizuar metabolizmin; trupi ka nevojë për ujë për të rregulluar, për shembull, proceset e tretjes.
– Mund të jetë një stërvitje e shkëlqyer për mendjen duke medituar çdo mëngjes: jep energji, kreativitet dhe përqendrim.
Sidomos në rastet kur meditimi dështon sepse keni vështirësi të fikni trurin dhe ta zbrazni atë nga shqetësimet, është më mirë të zgjedhni të shkruani një ditar, aktivitet që – si meditimi – qetëson, ndihmon përqendrimin dhe të menduarit krijues.
– Herët në mëngjes është jashtëzakonisht mirë, sepse liron ‘endorfinët’ (qetësues të natyrshëm) që mbeten rreth gjatë gjithë ditës.
– Ideale është që ta filloni mëngjesin duke u ekspozuar në dritë, sepse ajo rregullon ritmet tuaja dhe shuan gjumin (drita ndalon prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninën); për më tepër, drita e diellit është e mirë edhe për humor.
– Domosdoshmëria e parë e ditës, një vakt i pazëvendësueshëm sepse ju jep energji dhe ul oreksin gjatë gjithë ditës.
Zgjidhni proteina dhe karbohidratet e shëndetshme nga frutat; u thoni jo ëmbëlsirave dhe ushqimeve që përmbajnë sheqerna të këqija.
Ata që e anashkalojnë mëngjesin janë më pak energjik dhe më shumë në rrezik për të fituar peshë, siç u theksua nga Goel në studimet e tij.
– Të hash mëngjes me familjen apo të flasësh (apo qoftë edhe në telefon ndërsa shkojmë në zyrë) me dikë që na jep një humor të mirë është një mënyrë për të rimbushur me energji; shmangni njerëzit e vështirë në jetën tuaj aty ku është e mundur, sepse nuk do të ndikojnë mirë në mëngjes.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe