Ndonjëherë e trajtoni partnerin tuaj si fëmijë pa e kuptuar as vetë.
Ka shenja që zbulojnë se ju jeni duke u sjellë sikur një nënë karshi partnerit tuaj dhe ekzistojnë disa këshilla për të tejkaluar këtë, transmeton portali arbresh.info
Marrëdhëniet më të shëndetshme janë ato në të cilat partnerët janë të barabartë. Në një marrëdhënie, është mirë të kujdesesh për njëri-tjetrin, por është e rëndësishme të bësh dallimin midis kujdesit për një partner dhe kujdesit për një fëmijë. Shumë nuk janë as të vetëdijshëm për këtë ndryshim.
Se cilat janë shenjat që e zbulojnë këtë, lexoni më poshtë.
Ankoheni tek ai
Nëse keni një kundërshtim për gjithçka që bëhet, atëherë e trajtoni atë si një nënë shumë punëtore. Askush nuk i pëlqen kundërshtimet e vazhdueshme dhe në një marrëdhënie është gjithmonë më mirë të zgjidhni problemet përmes një bisede konstruktive, transmeton portal arbresh.info
Gjithmonë keni të drejtë
Nëse mendoni se keni të drejtë sa herë që grindeni, atëherë ju nuk e shikoni partnerin tuaj si të barabartë. Gjëra të tilla sigurisht vërehen nga partneri juaj në marrëdhënie dhe ai nuk ndihet shumë mirë për shkak të kësaj.
I shërbeni atij
Nëse ia palosni rrobat, ia mblidhni thërrimet, gatuani dhe shërbeni për të çdo ditë, atëherë duhet ta kuptoni se në vend të partneres, ju jeni kthyer në një nënë për të. Në një marrëdhënie të shëndetshme, punët e shtëpisë duhet të bëhen në mënyrë të barabartë midis partnerëve.
Keni kontroll të plotë mbi të
Duke u sjellë kështu, ju i kujtoni një nënë të vërtetë. Nëse jeni duke u përpjekur të kontrolloni çdo aspekt të marrëdhënies tuaj, përfshirë jetën e tij, ju po tregoni se nuk i besoni partnerit tuaj. Kjo mund të ketë një efekt shumë të keq në të ardhmen tuaj./arbresh.info/
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...