Shenjat që tregojnë se lidhja juaj është thjesht kalimtare

13:57 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Nëse ju apo partneri juaj veproni kështu, dijeni se lidhja juaj nuk e ka të gjatë.

1. Ai nuk ua lexon dot mendjen
Mund të duket se kjo është diçka që ndodh vetëm nëpër filma, por një pjesë e madhe të lidhjes shpirtërore e krijon aftësia për tu kuptuar edhe pa folur. Kur kuptoheni qoftë edhe vetëm me shikim, ka shumë gjasa të keni gjetur njeriun e duhur, siç tregon Kesley Borrensen për Huffngton Post.

2. Nuk keni kimi
Pjesë e kimisë është sigurisht edhe aftësia për tu ‘kuptuar në ajër’. Por sigurisht që flitet edhe për kiminë seksuale. Nëse nuk ndjeni asnjë lloj gjëje kur putheni dhe ndjeni nevojën për t’a shtyrë veten që të flini me të, është një tregues i mospërputhjes seksuale.

3. Ai nuk ju bën komplimenta
Kur dikush ndihet mirë me ju dhe e mendon marrëdhënien si diçka afatgjatë, ndër prioritetet e tij është t’ju bëjë të ndiheni mirë. Kur dikush ju do vërtet, dëshiron t’ju shohë të lumtur.

4. Ndiheni shpesh të gjykuar prej tij
Shijet për muzikën apo filmat, stili juaj i veshjes…nëse detyroheni të ndryshoni stilin tuaj për hir të tij/saj, do të thotë se ai nuk po ju lejon të ndiheni vetvetja. Një lidhje e tillë, praktikisht e shtirur, herët apo vonë do të mbarojë.

5. Ndonjëherë ndiheni të lënë pas dore
Një njeri i dashuruar e mban gjithnjë në mendje njeriun që dashuron; e quan pjesë të jetës së vet. Nëse ai kalon kohë të gjata pa ju shkruar dhe e dini se nuk është për shkak të angazhimeve, do të thotë se nuk mendon për ju. Kur dikush ju do, e gjen kohën për t’ju shkruar edhe kur është shumë i ngarkuar.

6. Proçesi i kthimit të një mesazhi është konfuz dhe plot frikë
Nisni t’i ktheni një mesazh, por e fshini, sepse keni frikë se nuk do ta presë siç duhet. Ky është një tjetër tregues se ai po ju tjetërson, pasi praktikisht po ju mohon lirinë e të shprehurit ashtu siç e ndjeni.

7. Shpesh detyroheni ta justifikoni përpara të tjerëve
Nevoja për ta justifikuar dikë përpara të tjerëve vjen atëherë kur ju e dini se ka diçka që nuk shkon. Në fakt, jeni duke iu justifikuar vetes, jo të tjerëve. Veprimet ose mosveprimet e tij nuk ju bëjnë të ndiheni mirë, sepse nëse do të ishte kështu, as që do t’ju interesonte se ç’mendojnë të tjerët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme