Google ADS

Shenjat që tregojnë se jeni të varur nga shpenzimet

21:42 | 17 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Nuk ka asgjë të keqe nëse e kaloni një ditë duke bërë pazar dhe duke u vërdallosur nga një dyqan në tjetrin.

Blerja e gjërave për të kaluar kohën e lirë është argëtuese dhe zakonisht konsiderohet e shëndetshme, por një veprim i tillë i shpeshtë mund të ju dërgojë në disa zakone të rrezikshme dhe në një marrëdhënie aspak të shëndetshme, transmeton portali arbresh.info

Nga blerjet impulsive deri tek shpenzimet në buxhetin tuaj të vendosur, ka shumë shenja qëtregojnë se ju  mund të jeni të fiksuar pas blerjeve.

  1. Shpenzimet për të larguar stresin

Me kaq shumë mënyra për të larguar stresin, shpenzimi i parave nuk duhet të jetë mjeti krysor për ngritjen e gjendjes shpirtërore. Nëse ju bleni sa herë që ndiheni keq, atëherë ju jeni duke e kthyer blerjen në një veprim të heshtur stresues.

  1. Bëni blerje impulsive

Blerjet impulsive janë shumë të rrezikshme, sepse tregojnë se në thelb ju keni humbur vetëkontrollin. Nëse kjo ndodh shumë shpesh, zakoni juaj i blerjes po ju kontrollon, në vend të anasjelltas.

 

  1. Shpenzoni më shumë sesa u lejon buxheti

Blerja e tepërt nuk duhet të jetë një arsye që më pas të ju pengojë të paguani një faturë thelbësore. Nëse blini aq shumë sa po e teproni rregullisht buxhetin tuaj, është koha për menduar mirë mbi shpenzimet tuaja.

  1. Ju ndryshon humori kur nuk bleni

Në momentin që jeni bërë të varur nga blerjet, humori juaj ndryshon. Ndjenja e të qenit e mërzitur vetëm pse nuk ia dolët të bleni një bluzë, tregon se ju tanimë jeni duke përjtuar makthin e varësisë.

  1. Bleni të njejtat gjëra

Shumë njerëz blejnë një model rrobash, por me stilt ë ndryshëm. Ky është shpenzimi më i panevojshëm që mund të bëjë dikush.

  1. Nuk i përdorni gjërat që bleni

Nëse keni shumë gjëra që sillen rreth jush, atëherë pa dyshim që jeni duke blerë gjëra kot. Gjërat e blera dhe që nuk janë përdorur janë një shenjë që ju tashmë e keni humbur kontrollin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme