Google ADS

Shenjat që tregojnë se ai vetëm dëshiron të bëjë seks me ty, asgjë më shumë

08:37 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Është ndjesi e veçantë kur filloni të dilni me dikë, e veçanërisht kur ka “kimi” mes juve dyve.

I ndjeni emocionet e një “lidhje dashurie”, ju pëlqejnë bisedat dhe vlerat e përbashkëta që i ndani me atë person, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, çfarë nëse pas disa takimeve bëhet më e qartë se ai djalosh me sharmë nuk ka ndonjë interes për një lidhje intime dhe me domethënie?

Meshkujt më sharmant dhe inteligjent, të cilët janë të interesuar vetëm në lidhje seksuale, janë aq të mençur sa të shmangin bisedat seksuale kur të takojnë për herë të parë.

Qëllimi i tyre është t’ju bëjnë të ndjeheni e sigurt dhe e joshur duke iu lënë përshtypjen se “nuk janë si të tjerët”.

Sidoqoftë, për të shmangur “zhgënjimin romantik”, duhet të keni kujdes nga këto shenja që tregojnë se është duke iu shfrytëzuar vetëm për seks.

Të vëren vetëm nga pamja fizike

Përderisa është mirë që dikush t’ju vlerësoj për pamjen tuaj fizike, ju gjithashtu dëshironi të ndjeheni e dashuruar dhe admiruar edhe për karakteristikat e brendshme, apo jo?

Meshkujt të cilët sinqerisht janë të interesuar të kenë një lidhje me ty do t’ju komplimentojnë për karakteristika të tilla si inteligjenca, sensi i humorit dhe vlerat tjera.

Ndërsa meshkujt që janë të fokusuar vetëm në seks, do t’ju tregojnë se sa të mahnitshëm duken flokët tuaja, apo sa seksi e keni të pasmen.

Bisedat gjithmonë kthehen në seksuale…

Kur ai të telefonon apo shkruan, pavarësisht temës fillestare, ai gjithmonë gjen një mënyrë ta fut seksin në atë bisedë.

Nëse veç i thoni se me padurim prisni të shkoni në shtëpi dhe të bëni një dush të nxehtë, ai do të jetë i shpejt t’ju tregoj se do të dëshironte të ishte pranë jush.

Ideja e tyre e argëtimit është shikimi i ndonjë filmi apo dëgjimi i muzikës

Meshkujt të cilët janë të interesuar të kenë lidhje, dëshirojnë të ndajnë aktivitete dhe ngjarje kulturore. Ata dëshirojnë t’ju njohin më mirë dhe të sigurohen se edhe ju jeni të përshtatshme për ta.

Ata dëshirojnë të dinë nëse përshtateni në shumë fusha tjera, e jo vetëm në ato seksuale.

Ndërsa, një mashkull i cili të sjell pica si dhuratë dhe dëshiron të qëndroj në apartamentin tënd, nuk do të jetë shumë gjatë në jetën tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme