Google ADS

Shenjat që do të kenë më shumë fat, për dashurinë dhe për financat gjatë muajit Gusht

01:34 | 5 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Për horoskopin e muajit, Gushti i ndihmon Binjakët të jetojnë më shumë marrëdhënie të pakujdesshme dhe pa shumë kufizime. Kundërshtimi i Saturnit do të vazhdojë të vërë në vështirësi ata të Gaforres, veçanërisht gjatë pjesës së parë të muajit.

Me Diellin, Venusin dhe Marsin që duken shumë mirë krah Jupiterit, shenja e zodiakut Luani mund të marrë diçka më shumë gjatë disa javëve të ardhshme.

Ata të Virgjëreshës duhet të argëtohen, të përfitojnë nga ditët e fundit të muajit, sepse ato do të favorizohen nga yjet. Për horoskopin e muajit Gusht, ata të Peshores mund të harronjë një krizë nga e kaluara dhe t’i lejojnë vetes të shkojë pak më shumë përtej saj.

Akrepi do të duhet të merret me disa polemika, për t’i menaxhuar. Zgjedhjet që Shigjetari do të bëjë këtë muaj mund të ndryshojnë edhe në jetë. Bricjapi mund të arrijë më shumë, por nuk duhet të nënvlerësojë rëndësinë e pushimeve, sepse kjo do të ndihmojë në gjetjen e energjisë së duhur për të filluar përsëri sezonin e ri në shtator.

Javët e ardhshme duhet t’i kushtohen pushimeve për Ujorin, i cili nuk mund të kërkojë garanci që nuk ekzistojnë aktualisht. Mundësitë nuk do të mungojnë për Peshqit gjatë muajit gusht, por mundësi të reja suksesi do të materializohen veçanërisht gjatë pjesës së fundit të vitit./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme