Google ADS

Shenjat më të pazakonta të kancerit të stomakut

16:26 | 9 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kanceri i stomakut është një llojet më të dhimbshme të kësaj sëmundjeje dhe për shumë të prekur, dhimbja nuk është ndër shenjat paralajmëruese të saj.

Në fakt, gjatë fazës së hershme të kësaj sëmundjeje, ndodh që pacienti të mos përjetojë asnjë simptomë thotë Umut Sarpel, një profesor i asociuar dhe kirurg onkolog në New York’s Mount Sinai Health System.

“Të gjithëve u ndodh t’u dhëmbë stomaku për arsye nga më të ndryshmet, por askujt nuk i shkon mendja tek kanceri, sepse nuk është një nga kanceret më të zakonshme, dhe në shumicën e rasteve dhimbjet nuk rezultojnë të jenë të rrezikshme për jetën. Sipas American Cancer Society, meshkujt janë më të rrezikuar të preken nga kjo sëmundje dhe rreziku rritet me moshën. Kanceri i stomakut nuk është zakonisht një sëmundje e trashëguar pasi shumica e kancereve të stomakut janë sporadike, ose të shkaktuara nga mutacione të rastësishme të ADN-së.

Më poshtë do të lexoni 6 simptomat që nuk kanë lidhje me dhimbjen:

GJAK NË FEÇE OSE NË TË VJELLAT TUAJA

NUK NDIHENI TE NGOPUR PAS NJË VAKTI TË BOLLSHËM

HUMBJA PESHE E PASHPJEGUESHME

DISPEPSI/DJEGIE STOMAKU/ URTH që nuk largohet

FRYRJE/DIARRE/KONSTIPACION / Womens Health

Kur kanceri është shumë i avancuar mund të shfaqen shenja dhe simptoma të tilla si :

  1. Dhimbje në pjesën e sipërme dhe të mesme të barkut, që nuk mund të përmirësohet nga ushqimet ose antiacidet. Por në stadet e hershme, dhimbja mund të qetësohet nga efekti i antiacideve dhe i ushqimeve.
  2. Diskomfort abdominal që agravohet nga ngrënia.
  3. Jashtëqitje me ngjyrë të zezë.
  4. Të vjella me gjak.
  5. Të vjella pas ushqimit.
  6. Dobësi, këputje dhe humbje peshe.

Por të kesh një ose disa nga këto shenja nuk do të thotë se ke kancer stomaku. Ka edhe semundje të tjera, si ulçera peptike, që mund të shkaktojnë shenja të tilla.

Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve malinje dhe beninje të stomakut është hemoragjia e brëndëshme mikroskopike , e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve. Në qoftë se hemoragjia vazhdon, me humbje të qelizave të kuqe të gjakut , kjo çon në anemi dhe në shfaqjen e lodhjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme