Shumëkush e konsideron si fillimin e vërtetë të jetës por për shumë të tjerë është fillimi i një cikli të mbushur me ankth, stres dhe depresion. Në këtë moshë, njerëzit kanë shumë pikëpyetje dhe dyshime mbi atë që kanë arritur dhe që synojnë të arrijnë.
Niveli i përgjegjësisë është më i lartë, dilemat shtohen dhe meraku për të ardhmen mbi veten dhe familjen, sidomos fëmijët rritet. Ndonjëherë, pas moshues 40 vjeç aktualiteti shndërrohet në një sfidë të vërtetë, e cila duket e vështirë dhe kërkon forcë që të përballohet.
Situata ekonomike, problemet në familje, problemet në punë, papunësia, ritmi i vetë jetës etj janë disa prej shkaqeve të shumta, të cilat tek një pjesë e mirë e personave pas kësaj moshe, ankth, ngarkesë të rëndë emocionale dhe depresion. Kjo gjendje shpesh i pengon njerëzit që të shohin të ardhmen me pozitivitet ashtu siç edhe frenon përpjekjet për të gjetur zgjidhjet e duhura e të drejta për sfidat që dalin para. Ju njohim më poshtë me shenjat si të dalloni kur jeni të ngarkuar emocionalisht dhe mënyrat më të mira për ta kapërcyer këtë gjendje.
Por Cilat Janë Shenjat e Zakonshme Emocionale?
Simptomat Emocionale Të Krizës
Kriza e moshës së mesme është e padiagnostikueshme nga mjekët. Ajo është një koncept i vështirë për t’u analizuar. Megjithatë, ekspertët mjekësorë kanë identifikuar disa nga ndryshimet më të mëdha në sjelljen e një personi të prekur nga kjo krizë.
Bëhet fjalë për:
Neglizhencë të lartë ndaj higjienës personale,
Ndryshime dramatike në mënyrën e të fjeturit,
Rënie ose shtim në peshë,
Ndryshime në humor, acarim, irritim, trishtim dhe ankth
Largim nga njerëzit dhe tërheqje emocionale.
Kriza E Pendesës
Ankthi pas moshës 40 vjeç, i cilësuar ndryshe edhe si kriza e moshës së mesme konsiderohet si periudha e pendesës. Në këtë pikë njerëzit pendohen për shumë vendime të marra gjatë jetës. Disa sëmuren më shpesh, disa të tjerë vërejnë që nuk kanë fizikun e mëparshëm.
Mungesa E Lumturisë
Rruga drejt lumturisë është plot me kthesa të forta. Njeriu nis të jetë më pak i lumtur që kur është adoleshent e deri sa arrin moshën 40 vjeç. Lumturia kthehet në të pesëdhjetat, thonë ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org. Sipas tyre, njerëzit që arrijnë të gjashtëdhjetat thonë se nuk kanë qenë kurrë kaq të lumtur. Njerëzit në të dyzetat ndihen të plogësht.
Si Të Ndihmoni Dikë Që Po Kalon Krizën E Moshës Së Mesme
Ekspertët rekomandojnë që të jeni dëgjues të mirë. Lërini të afërmit të flasin për shqetësimet e tyre, mos i gjykoni dhe mos jepni këshilla që në fillim. Tregohuni të kujdesshëm me mënyrën se si i adresoheni një personi të tillë. Shprehni shqetësim por mos nënvizoni problemin. Inkurajojini këta njerëz të kryejnë analiza shëndetësore. Ndryshimet në humor mund të nxiten edhe nga sëmundjet si tiroidja. Tregohuni të kujdesshëm ndaj njerëzve që duken se kanë ndërmend të lëndojnë veten dhe të tjerët. /AgroWeb
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...