Njerëzit i shprehin ndjenjat në mënyra të ndryshme, por për disa njerëz kjo është diçka krejtësisht e huaj. Ata e kanë shumë të vështirë t’ju tregojnë se ju duan, megjithatë, nuk do të thotë që s’mund t’ju bëjnë të lumtur.
Binjakët
Binjakët janë romantikë dhe mund të thonë ‘Të dua’. Por paaftësia e tyre për të dashur manifestohet në veprime jo të këndshme të bazuar në egoizëm. Shpesh gënjejnë dhe hyjnë tek shenjat zodiakale që ndryshojnë më shpesh. Nëse gjejnë personin me të cilin duan të lidhin jetën e tyre, bëjnë gjithçka që marrëdhënia në fillim të jetë dinamike dhe plot ngjyra, por ky impuls i Binjakëve mund të venitet shpejt dhe krejtësisht.
Gaforrja
Gaforret nuk dashurohen: thjesht gjejnë personin e përshtatshëm për të krijuar një familje. Janë njerëz romantikë dhe interesantë, por vetëm në fillim të marrëdhënies. Pas një farë kohe, akoma më keq nëse jeni martuar, largohen nga ju deri në atë masë që kompromisi e lejon.
Nuk do të përjetoni më ndjenja dhe emocione të gjalla, por kjo nuk do të thotë që jeta juaj do të bëhet e mërzitshme. Gaforret dinë si të kujdesen për njerëzit, por nuk dinë se si t’i duan.
Akrepi
Akrepët janë mizorë, por deri atëherë kur nuk ju kanë kuptuar plotësisht. Kanë nevojë ta njohin dikë përpara se t’i hapen. Edhe gjatë martesës mund të distancohen pak por jo për ndonjë arsye të veçantë.
Vetëm ata vetë e dinë arsyen, megjithatë jo gjithmonë. Akrepët janë në gjendje t’i shfaqin ndjenjat, megjithatë, paparashikueshmëria e tyre prish gjithë përshtypjet e një marrëdhënieje me ta. Duhet durim për të dashur një Akrep.
Bricjapi
Bricjapët janë maniakë të punës dhe shpesh nuk kanë kohë për dashurinë. Nëse qëllon të jeni shpirti i tyre binjak, nuk duhet të prisni deklarata të forta dashurie prej tyre.
Këta njerëz mund të jenë meskinë dhe thjesht harrojnë se dashurohen nga dikush. Zhyten në punët dhe projektet personale duke harruar njerëzit e tyre të dashur. Bricjapët mund të jenë të mërzitshëm dhe ndonjëherë pasivë, kështu që në një marrëdhënie me ta, duhet ta mbani ndezur vetë zjarrin e pasionit.
Ujori
Ujorët adhurojnë të jenë të lirë dhe të ndihen të pavarur në marrëdhënie. Kanë nevojë për një dashuri të lehtë pa shumë impenjime. Këta persona e ndihmojnë gjithmonë shpirtin e tyre binjak, por nuk i tolerojnë sjelljete këqija ndaj tyre. Dinë të duan, por vetëm në fillim. Pas periudhës së rënies në dashuri, Ujorët transformohen në persona të tjerë./bs/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...