Sot është Dita e të Dashuruarve, por për shumë është thjesht një ditë normale.
Dihet që në horoskop, për çdo karakteristikë e dallon një shenjë me tjetrën.
Por cilat janë këto shenjat që nuk ‘mërziten’ për Shën Valentin?
Binjakët
Tashmë e dini që Binjakët janë një ndër shenjat më të dyjëzuara të zodiakut. Ky lloj dualiteti i shoqëron në çdo fushë të jetës, pa përjashtuar ndjenjat. Aq më pak martesën. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë, e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse një Binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, ka mundësi të zhduket fare. Kështu që mendohuni mirë para se të propozoni një Binjak.
Luani
Luani dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, mirëpo n.q.s i propozoni në një shesh të madh plot njerëz, e sigurt që nuk do t’ua falte kurrë. Të lindurit në këtë shenjë e kanë të vështirë të marrin hapin e madh dhe si sqimtarë që janë, duhet kohë që të bindin veten se ka ardhur koha të ndajnë përditshmërinë me dikënd tjetër.
Shigjetari
Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë. Por, kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’u marrë lirinë.
Ujori
Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë. Kur bëhet fjalë për martesën, i shmangen dhe izolohen në botën e tyre të rrëmujshme emocionale. Kjo shenjë e ka të vështirë të pranojë dikë në jetën e tij/saj ndaj duhet të keni kujdes para se të bëni propozimin e madh./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...