Sot është Dita e të Dashuruarve por për shumë, është thjesht një ditë normale. E këta të fundit ka gjasa t’i përkasin katër shenjave të caktuara të horoskopit.
Dihet që në horoskop, për çdo karakteristikëv ezksiton një shenjë tjetër me karakteristikën e kundërt. Njësoj siç ka shenja të orientuara drejt familjes, ka disa të tjera që i tremben përgjegjësive, lidhjeve, dhe fjalës që fillon me “M”. Por cilat janë këto shenja?
Tashmë e dini që Binjakët janë një ndër shenjat më të dyjëzuara të zodiakut. Ky lloj dualiteti i shoqëron në çdo fushë të jetës, pa përjashtuar ndjenjat. Aq më pak martesën. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë, e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse një Binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, ka mundësi të zhduket fare. Kështu që mendohuni mirë para se të propozoni një Binjak.
Luani dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, mirëpo n.q.s i propozoni në një shesh të madh plot njerëz, e sigurt që nuk do t’ua falte kurrë. Të lindurit në këtë shenjë e kanë të vështirë të marrin hapin e madh dhe si sqimtarë që janë, duhet kohë që të bindin veten se ka ardhur koha të ndajnë përditshmërinë me dikënd tjetër.
Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë. Por, kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’u marrë lirinë.
Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë. Kur bëhet fjalë për martesën, ok më mirë të mos bëhet fjalë fare, i shmangen dhe izolohen në botën e tyre të rrëmujshme emocionale. Kjo shenjë e ka të vështirë të pranojë dikë në jetën e tij/saj ndaj duhet të keni kujdes para se të bëni propozimin e madh.
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones