I njihni ata njerëz që mendojnë se dinë gjithçka dhe e konsiderojnë veten ekspertë pavarësisht se cila është tema? Ata që dinë gjithçka për gjithçka? Epo, mbase arsyeja për një sjellje të tillë qëndron në astrologji.
Edhe pse astrologjia mund të na ndikojë në mënyra të ndryshme, përfshirë ato më të bukurat, ajo gjithashtu mund të na shfaq edhe disa cilësi jo të mira, transmeton portal arbresh.info
Kur hasni dikë që beson vërtet se është më i mirë se ju dhe të gjithë njerëzit e tjerë, mendoni se arsyeja mund të jetë vetëm në datën e tij të lindjes.
Këto janë katër shenja të zodiakut që me të vërtetë mendojnë se janë më të mira se të gjithë të tjerët.
Demi
Stereotipi për kokëfortësinë e njerëzve të lindur në këtë shenjë konfirmohet dyfish kur ata duhet të pranojnë se nuk janë të gjithëdijshëm.
Në formën e një demi të vertëtë, njerëzit e lindur në këtë shenjë do të shfaqin njohuritë e tyre, disa prej të cilave i posedojnë, ndërsa disa edhe mund të mendojnë që i kanë.
Edhe pse inteligjenca është karta e tyre më e fortë, arroganca dhe kokëfortësia e një demi krijojnë një individ të prirur ndaj dhunës kur duan të paraqiten si më të zgjuarit në botë.
Luani
Duhet të jeni në shok tani, apo jo? Ndoshta jo. Ky yll egomaniak i zodiakut është serioz kur vendos të të japë një mësim. Luani shijon tingullin e zërit të tij dhe e sheh veten si pedagog në salla të mëdha plot studentë.
Nuk ka dyshim se në mendjen e luanit besohet se është duke ju edukuar, transmeton portal arbresh.info
Kjo do të thotë që luani do të presë që ju të harroni gjithçka që keni ditur më parë dhe të pranoni bindjet e tij pa kushte.
Ndryshe nga Demi, Luani ka personalitet më teatral. Nëse e filloni një bisedë me një Luan, mos prisni që e tëra të përfundojë në diskutim miqësor. Luani fiton, edhe kur nuk e ka idenë për çfarë po flet, gjë që e bën atë një nga shenjat më imagjinare të zodiakut.
Virgjëresha
Kur bëhet fjalë për një debat, Virgjëreshat gjithmonë kanë të drtejtë. Nëse hyni në një debat me ta, është më mirë që të largoheni me kohë, sepse një Virgjëreshë nuk lëshon pe.
Të lindurve në këtë shenjë u pëlqen të flaës dhe rrallë devijojnë nga ajo që e konsiderojnë si fakt. Nuk është e qartë nëse ata verbërisht i besojnë faktet apo janë të prirur t’i përmbahen bindjeve të tyre pavarësisht nëse janë të vërteta.
Sikurse Luanët, edhe ata të shenjës së Virgjëreshës janë shumë krenarë dhe preferojnë më shumë të digjen në luftë sesa të dëgjojnë pikëpamjet e dikujt tjetër. Virgjëresha konsiderohet si shenjë perfeksioniste dhe gjen përsosmëri në konceptin se ajo ka gjithmonë të drejtë.
Shigjetari
Njerëzit e lindur në këtë shenjë shpesh shoqërohen nga një zë që e duan lirinë dhe janë të hapur, por gjithashtu që u pëlqen të paraqiten si autoritete në të gjitha fushat.
Arsyeja qëndron në faktin se ata janë vërtet të vendosur të dinë gjithçka që mund të mësohet për një temë të caktuar. Kjo është arsyeja pse ata nuk mund të pranojnë se ju dini aq sa ata, nëse jo më shumë.
Nëse doni të shmangni migrenën, mos u flisni me ta për udhëtime apo spiritualitet. Do të pendoheni fare për fillimin e bisedës./arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë