Pas pak ditësh fillon zyrtarisht vera dhe të gjithë mezi presim qershorin për të parë se çfarë do të na sjellë!
Yjet kanë bërë parashikimet e tyre dhe kanë veçuar 4 shenja me fat të cilat kanë shumë gjasa ta shohin jetën e tyre personale të ndryshojë rrënjësisht. Po lajmet janë shumë të këndshme, beqarët e shenjave të mëposhtme që kërkojnë gjysmën tjetër brenda muajit të ardhshëm kanë shumë mundësi ta takojnë dhe të përjetojnë një dashuri të madhe verore me perspektivë…!
Lexoni më poshtë me cilat shenja të horoskopit ka më shumë gjasa që jo vetëm të dashurohen në muajin e parë të verës, por të fillojnë një lidhje të re që do të ketë një të ardhme dhe nuk do të jetë diçka e përkohshme.
Demi
Qershori po vjen për ju Demi. Premton një jetë “të nxehtë”, dashurie dhe më shumë! Personat e lirë, sidomos ata që i përkasin kësaj shenje, mund të fillojnë të buzëqeshin sepse i pret diçka shumë e mirë. Njohje të reja dhe shumë surpriza do të ndodhin. Një admirues i fshehtë mund t’ju tregojë dashurinë e tij dhe kjo nuk do të jetë diçka e parëndësishme për ju. Një dashuri nga ku nuk e prisnit do të shpërthejë dhe do të ndryshojë jetën tuaj.
Binjakët
Dhe ju Binjakë jeni ndër shenjat e horoskopit të favorizuar këtë muaj në fushën e dashurisë! Do ketë shumë zhvillime në jetën tuaj personale dhe do keni edhe shumë lajme të mira, si për shembull një rrëfim nga një person që ju pëlqen shumë. Kështu beqarët e shenjës së horoskopit do përjetojnë një periudhë me shumë flirte, njohje të reja dhe do ketë një mundësi shumë të mirë për të nisur një lidhje të re. Mbaji syte hapur!
Virgjëresha
Dhe për ju Virgjëresha vera nis dinamike dhe me lajme shumë të këndshme për dashurinë dhe jetën tuaj personale. Qershori ju gjen me shumë besim! Ndihesh simpatik dhe i dashur dhe kjo u shkon të tjerëve! Humori juaj shumë i mirë dhe erotizmi që do të ndjeni do ju bëjnë të parezistueshëm në sytë e të tjerëve. Kështu do të keni shumë pushtime dhe më shumë! Mundësia për të gjetur dashurinë e jetës suaj është shumë e madhe!
Shigjetari
Më në fund, qershori sipas yjeve do të jetë bujar edhe me Shigjetarin! Bëhuni gati për momente dhe aventura shumë intensive, romantike që do t’ju magjepsin. E ndërkohë që do të dilni do flirtoni dhe do argëtoheni shumë aty ku nuk e prisni, një dashuri e madhe dhe e zhurmshme do t’ju trokasë në derë dhe do ju bëjë t’i thoni lamtumirë beqarisë!/abcnews.al/
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...