Shenjat e horoskopit që e falin tradhtinë e ato që ‘të masakrojnë’

10:49 | 9 Nëntor 2017
L G

1 Peshorja. Fal dhe vazhdon përpara

Në mesin e të gjithë shenjave të horoskopit, Peshorja është ajo që e fal më lehtësisht tradhtinë, sepse dëshiron një jetë të qetë.

  1. Peshqit. Mjafton vetëm të presësh, në fund të falin
    Kjo për faktin se nëse ka diçka që Peshqit nuk duan ta mbajnë në zemër është: Mëria!
    3. Binjakët. Falin, por askush nuk e di kur, si dhe përse
    Sfidat e jetës për secilën shenjë të horoskopit, ja si i përballoni
    Të lindur në shenjën e Binjakëve kanë në përgjithësi një mentalitet të hapur. Ndaj edhe falin.
    4. Gaforrja. Fal, por duhet ta bindësh
    Nëse arrin t’i depërtosh në zemër, të lindur e kësaj shenje arrijnë të falin edhe tradhtinë. Por duhet të justifikohesh mirë dhe të premtosh që nuk do ta përsërisësh.
    5. Dashi. Fal, por jo tërësisht
    Duke qenë një karakter impulsiv, Dashi shpërthen në moment, por më pas harron dhe fal. Ama në momentin që i kujtohet nis e bën kapriço.
    6. Virgjëresha. Falja është art
    Virgjëresha arrin të falë një tradhti nëse arrin të besojë se pendesa e partnerit është e sinqertë.
    7. Shigjetari. Askush nuk mund ta thotë nëse fal apo jo
    Gjithçka varet nga kuptimi që secili i jep tradhtisë. Shigjetari është i paparashikueshëm përballë tradhtisë, mund ose jo ta falë. Kryqëzoni gishtat!
    8. Ujori. Nuk i pëlqen të falë, por do ta bëjë
    Nuk i pëlqen as ta mendojë tradhtinë. Por në fund të fundit do të arrijë të mirëkuptojë që dëshironi të qëndroni me të.
    9. Luani. Fillimisht shpërthen, më pas fal, por me kushte
    Shpërthen ashtu si edhe Dashi. Ama nëse përpiqeni pak, kjo shenjë krenare do t’ju falë, edhe pse kurrë nuk do të jeni si më parë.
    10. Bricjapi. Falja e tij mund të jetë e simuluar
    Kujdes! Ka shumë mundësi që një Bricjap të mos e falë kurrë një tradhëti. Mund të hiqet, por thellë nuk e fal kurrë.
    11. Akrepi. Nëse fal, jeni me fat
    Të duhet shumë, po shumë fat që të arrish të të falë një Akrep. Sidoqoftë duhet t’i tregoni që jeni penduar thellësisht.
    12. Demi. Të jeni të sigurt që vështirë se fal një tradhti.
    Në momentin kur një Dem kupton që e kanë gënjyer dhe tradhëtuar, harrojeni se do t’ju falë. E s’është aspak e lehtë për dikë që ta bëjë të ndërrojë mendim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme