Shenjat e horoskopit që duhet t`i keni kujdes

01:31 | 10 Mars 2020
Trina Galanxhi

Të gjithë e dimë që nuk duhet t’i flasim dikujt nëse vërtet është me nerva. Por për disa njerëz, kjo shprehje vlen më tepër se për disa të tjerë. Falë shenjave të horoskopit do të mësoni se Demin, Luanin, Akrepin, Shigjetarin dhe Bricjapin, nuk duhet t’i ngacmosh kur janë me nerva dhe ja përse:

Demi

Personat e shenjës së Demit, njihen për durimin që kanë ndaj gjërave të ndryshme, por kur arrijnë limitin nuk duan t’’ia dinë. Ata e humbin kontrollin kur kanë arsye të vlefshme, pra duhet të ketë ndodhur diçka e rëndësishme. Thonë se nuk qetësohen shpejt.

Luani

Luanët janë dramatikë dhe dominantë. Kur janë të nevrikosur, ata besojnë se kanë të drejtë. Këta persona nuk kanë frikë të përdorin fyerjet, kur janë të zemëruar me dikë. Ndonjëherë edhe e ekzagjerojnë me zemërimin e tyre. Ata kurrë nuk do ta pranojnë gabimin dhe nuk kërkojnë falje.

Akrepi

Personat e shenjës së Akrepit duan të jenë të drejtë. Ata mbajnë mëri dhe nuk e lënë diçka të kalojë pa u vënë re. Mund të jenë edhe agresivë kur janë me nerva, prandaj kini kujdes. Mos harroni, se një Akrep mund t’ju mbajë inat edhe gjatë gjithë jetës.

Shigjetari

Shigjetarët nuk janë të rrezikshëm kur janë me nerva, por ata nuk lënë gjë pa ju thënë. Si një shenjë zjarri, ata shpërthejnë keq kur janë me nerva. Pasi qetësohen Shigjetarët kërkojnë falje nëse e kuptojnë se e kanë ekzagjeruar.

Bricjapi

Bricjapët e kanë situatën nën kontroll dhe janë të përgjegjshëm. Ata zakonisht nuk kanë shpërthime emocionale, por ndonjëherë zemërimi i tyre ju merr pjesën më të mirë që kanë. Bricjapët drejtojnë kritikat e tyre drejt personit të parë që ju del, kur janë me nerva. Ata janë jashtëzakonisht mospërfillës dhe fajësojnë të tjerët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme