Të të thyejnë zemrën është ndoshta një nga eksperiencat më të dhimbshme dhe më të vështira që mund të përjetosh.
Ka disa shenja të horoskopit që e bëjnë, ama. Kjo është pjesë e personalitetit të tyre dhe nuk ke çfarë t’I bësh. Nëse partneri juaj ka lindur në këto shenja të horoskopit, ju këshillojmë të bëni kujdes dhe të studioni mirë lëvizjet e tyre, për të parandaluar këtë fenomen në kohë.
SHIGJETARI
Shigjetari do jetë gjithmonë duke vënë në radhë të parë nevojat dhe dëshirat e tyre. Nëse doni t’I mbani ngjitur pas vetes për një kohë të gjatë, këtu do të nisin gjithë telashet. Ata janë persona egoist dhe vetja e tyre është gjithmonë një prioritet, kështu që mos pretendoni se do anulojnë planet e tyre për ju.
UJORI
Ujori as nuk ka pse të ndahet me ju vetëm për t’ju thyer zemrën. Ata mund t’I gjeni fare lehtë duke flirtuar me njerëz të tjerë para syve tuaj, plotësisht të vetëdijshëm për çfarë po bëjnë. Nëse vendosin të ndahen nga ju, këtë do e bëjnë me kaq profesionalizëm duke ju lënë të kuptoni se në fakt ju nuk I kuptoni mjaftueshëm nevoja e tyre.
BINJAKËT
Binjakët janë plotësisht të paparashikueshëm. Një moment do ju duket se janë të përkushtuar pas jush dhe nuk mund të jetojnë dot pa dashurinë tuaj, herën tjetër do ju kenë harruar përfundimisht. Edhe pse mund të mos habiteni që ata do të duan të ndahen nga ju, kjo gjë do ju lëndojë pa masë, pasi kanë aftësinë ta bëjnë këtë me gjakftohtësinë më të madhe.
Ah, mos u çudisni edhe sikur të duan të kthehem sërish me ju.
PESHQIT
Peshqit janë qëniet më të ëmbla në planet, sidomos ndaj partnerit të tyre. Kur gjërat fillojnë të ftohen, ama, bëni kujdes të veçantë pasi mund të kthehn në njerëz të tmerrshëm. Këtë e arrijnë mjaft mirë duke bërë viktimën, madje mund të qajnë para jush duke ju bërë të mendoni se shkaku jeni ju. Kurrë nuk do e pranojnë gabimin dhe do ju lenë me një zemër të thyer sapo të largohen prej jush.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të