Google ADS

Shenja që injorohet, por që tregon se nuk jeni për njëri-tjetrin

00:22 | 22 Tetor 2017
Trina Galanxhi

“Të kundërtat tërhiqen” – shpesh e kemi dëgjuar këtë shprehje.

Mirëpo realiteti shpesh është ndryshe nga kjo.

Lidhja juaj mund të jetë perfekte përderisa jeni duke studiuar në të njëjtin universitet, mirëpo kur të filloni ndjekjen e karrierave të ndryshme, filloni të kaloni kohë çdo herë e më pak së bashku.

E si rezultat i kësaj ndjenjat tuaja fillojnë të ftohen.

Ju do të jeni në gjendje të realizoni planet e përbashkëta vetëm në qoftë se pikëpamjet tuaja mbi jetën përkojnë me atë të partnerit tuaj.

Natyrisht është e pamundur që të gjeni dikë që ka prioritete tërësisht të njëjta me tuajat.

Megjithatë për një lidhje të shëndoshtë ju duhet të keni pikëpamje mjaft të ngjashme në çështjet siç janë planifikimi i banimit, ndarja e roleve brenda familjes, rritja e fëmijëve, edukimi dhe vlerat morale.

Në qoftë se mendimet tuaja dallojnë radikalisht, nuk duhet të mundoheni shumë pa marrë parasysh se sa e fortë mund të jetë dashuria juaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm