Kur dashuria është pa kufi, e gjithë ajo çka mund të jetosh vetëm në një ditë nuk ka ndonjë domethënie të madhe. Megjithatë, në ditën e Shën Valentinit, ca gjëra të veçanta do të bënin mirë, ty dhe partnerit tënd.
Ka kaq shumë mënyra për t’ia shprehur ndjenjat të dashurit, sa shumë më tepër për t’i bërë ata të ndihen special. Sidomos nëse është Shën Valentini i parë.
SPA në çift
Është një nga dhuratat më të mira dhe madje, ndër më modernet. Pas një masazhi të dy së bashku dhe një SPA me avull, e gjithë lodhja e mbledhur e ditëve do t’ju zhduket si me magji. Oferta të ndryshme mund të gjenden lehtësisht këto ditë për masazh relaksues, me vajra esencialë, antistres dhe relaksues.
Ndërto takimin e parë
Është një nga momentet që do ta kujtoni gjithmonë me shumë nostalgji, por edhe nga momentet që do ka një efekt të jashtëzakonshëm, nëse e krijon gjithçka sipas atij momenti të parë. Rutina e përditshme të bën të lësh pas dore shumë gjëra, të cilat, edhe pse të vogla në dukje, mund të jenë ato që bëjnë diferencën.
Vishu me të kuqe
Të brendshmet e kuqe janë një detaj që nuk duhet të mungojë në ditën e Shën Valentinit. Mund t’ia dhurosh partnerit ose nëse ke menduar diçka tjetër, mund t’ia blesh vetes.
Shkruaj disa pusulla
Me mesazhet e shkurtra, gati të koduara që keni shkëmbyer me njëri-tjetrin. Disa prej tyre, madje, mund t’i organizosh edhe në formën e lojës a gjëagjëzës, për të parë cili nga ju ka qenë më i përfshirë dhe sa është në gjendje t’i mbajë mend ato momente të veçanta.
Propozimi për martesë
Në fakt, ky është momenti, të cilin çdo vajzë do ta ëndërronte. Shën Valentini është dita e duhur, nëse jeni në këtë fazë të jetës. Kështu që shiheni njëri-tjetrin në sy dhe mendoni për herë të fundit nëse është ai personi me të cilin doni ta kaloni pjesën tjetër të jetës.
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së