Po the vjeshtë ke thënë libër dhe po the libër ke thënë Bookland ose në shqip toka e librit, në të cilën do të gjeni botime për romantikët dhe melankolikët e stinës së kuqërremtë me titujt më interesantë, sepse të lexosh nuk do të thotë vetëm të humbasësh mes rreshtave, por edhe të shkëputesh nga zhurma e kryeqytetit, për t’u “strukur” në një qoshëz plot dritë që të ofron kjo parajsë.
Moda, ashtu si edhe libri, të bën të ëndërrosh. Në pamje të parë, duket sikur nuk kanë lidhje, por, në fakt, bota e artit bën shumë arte bashkë. Të bësh modë e të lexosh, nuk është e njëjta gjë, por të dyja shërbejnë si ushqim për mendjen.
Libri nuk njeh stinë. Ai mund të lexohet kudo dhe kurdo, por me ardhjen e vjeshtës dhe me ndryshimin e orës, ai mbetet shoqëruesi më besnik i mbrëmjeve të gjata. Një gotë çaj, një triko e ngrohtë, një fund stofi, një jelek me motive dhe një atmosferë e ngrohtë, janë pjesë e konceptit të këtij editoriali mode, që zhvillohet në mbretërinë e librave “Bookland”.
Kostum me ngjyra të ngrohta vjeshte që ndërthurren bukur me notat pastel të ambientit.
BOOKLAND është vendi që të bën të mendosh që nuk ka kënaqësi më të madhe sesa libri nga ato kënaqësitë e përjetshme, që jetojnë deri në fund të jetës me ty, për të mos u harruar kurrë.
Veshja: Nenette (ETC)
Librat janë udhëtimi i radhës. Udhëton në toka të pazbuluara duke u përgatitur për sfidat e reja.
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...