Pothuajse të gjitha femrat e kanë problemin e krijimit të rrudhave përreth syve, disa nga mimika e disa nga mosha. Lëkura përreth syve është shumë delikate dhe ka nevojë për hidratim të thellë që mos ta humbasë elasticitetin dhe mos të krijojë rrudha.
Ja një serum natyral që mund ta përgatisni në shtëpi dhe është shumë efektiv:
Përbërësit:
50ml vaj argani, 5 kapsula vitaminë E, 2 kunja pambuku
Shtypini kapsulat e vitaminës E derisa të bëhen pluhur. Shtojini në vajin e arganit derisa të dy përbërësit të jenë bashkuar plotësisht me njëri tjetrin. Me anë të një kunje pambuku vendoseni përbërjen rreth zonës së syve. Masazhojeni lehtë lëkurën me gishtërinj dhe mbajeni serumin për 10¬15 minuta. Përdorimi i rregullt i këtij serumi do të japë rezultate të menjëhershme. Do të ishte mirë ta aplikonit në sasi të vogla çdo natë. Përdorimi i rregullt i serumit do ta bëjë lëkurën me elastike, të hidratuar dhe të butë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...