Google ADS

Sërfisti me fat, gjendet i gjallë pas 32 orësh në det

01:21 | 3 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një sërfist “jashtëzakonisht me fat” është gjetur nga një helikopter i rojeve bregdetar pas 32 orësh në det.

Matthew Bryce, 22 vjeç, nga Glasgow, nuk ishte parë që kur ai filloi të lundronte nga bregu i Argyll në orën 09:00 të dielën në mëngjes.

Rojet bregdetare të Belfast thanë se kishte qenë në ujë që nga ora 11:30 të dielën dhe u gjet të hënën në orën 19:30.

Një zëdhënëse tha se z. Bryce, i cili ishte veshur me një mushama, ishte hipotermik dhe ishte dërguar në spital në Belfast.

Dawn Petrie, nga roja bregdetare, tha se “Ai ishte jashtëzakonisht me fat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme