Princi Harry të enjten mori pjesë në panelin e kompanisë “BetterUp”, e cila merret me trajnimin e punonjësve dhe ofron shërbime që lidhen me shëndetin mendor.
Duka i Sussex-it, si menaxher i përgjithshëm i kompanisë, ka biseduar me drejtorin ekzekutiv Alexis Robicho dhe tenisten Serena Williams për temat mbi vendosjen e limiteve, përballjen gjatë humbjeve dhe dështimeve në jetë, transmeton portal arbresh.info
Në fund të diskutimit, Serena, e cila prej shumë vitesh është shoqe me Dukeshën e Sussex, Meghan Markle, zbuloi se Harry është një nga njerëzit kryesorë që e ndihmuan atë të zgjidhë problemet e jetës.
https://twitter.com/BetterUp/status/1489366382051565568?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1489366382051565568%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Fzivot%2Fvesti.php%3Fyyyy%3D2022mm%3D02dd%3D05nav_id%3D2100321
“Është e vështirë. Unë i pranoj humbjet tmerrësisht,” tha Williams.
“Kur bëhet fjalë për humbjen, madje e urrej atë fjalë. Sepse edhe nëse humbas diçka, mësoj shumë prej saj,” shpjegoi tenistja, duke shtuar se disa nga rezultatet e saj më të mira erdhën nga humbja.
Harry më pas ka vazhduar të fliste për idenë se njerëzit mund të vazhdojnë të zhvillohet dhe të mësojnë nga dështimi.
“Nëse jeni në të 20-at, 30-at, 40-at, madje edhe të 50-at, dhe mendoni se keni rregulluar gjithçka, atëherë do të ndodhin gjëra të këqija”, tha Harry.
“Është një mësim që ju mëson vetëm universi. Pra, kur kjo ndodh përsëri, ju bëheni më të fortë ose më të mirë për të gjetur një zgjidhje dhe jeni në gjendje që të arrini qëllimin tuaj përfundmitar. Nëse e shikoni nga ky këndvështrim, atehëre çdo gjë e keqe që ndodh, mund të mendohet se në të vërtetë ka një gjë të mirë në të”, tha Harry.
https://twitter.com/BetterUp/status/1489358720068952071?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1489358720068952071%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Fzivot%2Fvesti.php%3Fyyyy%3D2022mm%3D02dd%3D05nav_id%3D2100321
Duke vënë në dukje se si ajo dhe Harry e morën përsipër bisedën, Serena tha se të dy kanë zhvilluar bisedime shumë të vështrira.
Williams më vonë e ka pranuar se Prince Harry e ndihmoi atë që të gjente një psikolog, me të cilin punon ende. Por përveç kësaj, siç tha ajo, Harry gjithmonë i zgjidh problemet e jetës.
“Harry është në fakt një nga trajnerët e jetës sime. Sa herë që e takoj, ai zgjidh problemet e mia”, tha ajo./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...