Menopauza është një proces biologjik dhe i pashmangshëm i organizmit femëror. Shfaqet mes moshës 45-55 vjeç dhe manifestohet fillimisht me çrregullime të ciklit menstrual deri në zhdukjen e plotë të tij, duke shënuar në këtë mënyrë edhe fundin e etapës fertile.
Ajo nuk është sëmundje dhe nuk duhet trajtuar si e tillë, ndonëse shfaq shenjat e mëposhtme:djersitje e tepërt, pagjumësi, ndryshime të gjendjes së humorit, fitim i peshës në mënyrë të pashpjegueshme si dhe ulje të dëshirës për marrëdhënie seksuale.
Duke u ndalur tek kjo e fundit, ndodh rëndomtë që shumë femra të pyesin veten sesi do të jenë raportet intime pas kësaj faze dhe a do të mund të bëjnë më seks në të ardhmen. Gjatë menopauzës vihet re një ulje e ndjeshme e nivelit të estrogjenit dhe testosteronit të cilët sjellin edhe rënien të dëshirës seksuale.
Përveç këtyre ndryshimeve hormonale, femrat shfaqin gjithashtu edhe thatësi vaginale, dhimbje gjatë aktit, djegie të vulvës etj, simptoma këto që paralajmërojnë shfaqjen e sindromë genito-urinare.
Sipas një studimi të vitit 2016, udhëhequr nga dr. Elisabeth Ereckson, mjeke obstetre-gjinekologe në Bedford, rreth 183 gra nga kampioni prej 279 femrash që morën pjesë, pranuan se vuanin nga këto probleme dhe se jeta e tyre sekuale kishte ndryshuar shumë pas kalimit në menopauzë, aq sa shpeshherë ato e kishin refuzuar atë.
Sipas mjekes obstetre-gjinekologe vaginës i duhet pak më shumë kohë për të rimarrë veten dhe për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme, megjithatë ju mund të stimuloni këtë proces ”vetëshërimi” . Për të tonifikuar muskujt e vaginës provoni ushtrimet Kegel. Shtrëngoni muskujt e vaginës sikur të jeni duke ndaluar urinën të dalë. Ushtrohuni duke mbajtur muskujt të kontraktuar/shtrënguar për 10 sekonda dhe pastaj lëshojini për 10 sek të tjera.
Femrat të cilat në mënyrë të rregullt praktikojnë ushtrimet Kegel, kanë qarkullim më të mirë të gjakut në zonë e legenit, që rezulton me shëndet më të mirë seksual dhe përvojë të plotë seksuale. Ushtrimet e Kegelit, të cilat përbëhen nga shtrëngimi dhe lëshimi i muskujve të poshtëm të legenit lehtësojnë arritjen e orgazmës dhe e bëjnë më të fortë ndjeshmërinë e vaginës gjatë seksit.Gjithashtu, ushtrimet Kegel ndihmojnë femrat që kanë probleme me urinimin e pakontrolluar./Burimi ”Pour femme”/livbing/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...