Shkencëtarët konstatojnë që truri i njerëzve të cilët janë të varur nga seksi apo pornografia është i ngjashëm me trurin e të varurve nga droga.
Një grup shkencëtarësh të Kembrixhit, duke përdorur rezonancën magnetike, kanë zbuluar që në tri qendra të trurit të të varurve nga seksi është vërejtur aktiviteti i shtuar, për dallim nga meshkujt të cilët nuk janë të preokupuar me seksin. Fjala është për të njëjtat pjesë të trurit në të cilat është vërejtur aktivitet i shtuar te varësit nga drogat pas marrjes së substancave psikoaktive.
Hulumtuesit, transmeton Telegrafi, pikërisht mendojnë se kjo ka goxha lidhje me varësinë nga drogat, duke pasur parasysh që varësit nga drogat vetes shpesh ia shtojnë dozën madje edhe përtej kufijve të kënaqësisë, gjë që shpesh i çon edhe në mbidozë.
Shkencëtarët gjithashtu besojnë që varësia nga pornografia është fenomen i cili më së shpeshti i godet meshkujt religjiozë, të cilët ndihen fajtorë për shkak të sjelljes së tyre seksuale. Disa ekspertë madje mendojnë që disa sjellje si p.sh. problemet me bixhozin apo seksin më mirë përputhen me definicionin e sjelljes kompulsive apo së paku të çrregullimit obsesiv-kompulsiv, sesa me varësinë.
Megjithatë, rezultatet e studimit nuk munden aq lehtë të injorohen, duke pasur parasysh që gjithsesi sugjerojnë se si truri i personave te të cilët është e pranishme sjellja kompulsive seksuale megjithatë ka ngjashmëri me trurin e varësit nga drogat, andaj këto dy gjëra megjithatë në mënyrë të ngjashmëve veprojnë në trurin e njeriut./Arbresh.info/
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij