Dihet, që seksi i bën mirë humorit dhe fizikut: shton endorfinën, dhuron alegri, përmirëson jetën në çift, të jep një tonifikim kardiak, duke përmirësuar gjendjen shëndetësore dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, të djeg kaloritë. Të shohim sesi atëherë!
Duke parë shifrat, në një orë seks meshkujt djegin 101 kalori, ndërsa femrat mes 70 dhe 90 kalori, e barabartë me gjysmë orë shëtitje në këmbë, transmeton gsh.
Por në seks statistikat janë relative, sepse kur intimitetin është nëksimum, prodhimi i hormoneve pëson një rritje, ritmi kardiak përshpejtohet dhe lëkura fiton një ngjyrë të re ndriçuese. Nëse aspekti që shkakton më shumë kureshti është i lidhur me formën fizike, ja 5 këshilla për të përmirësuar “gjimnastikën” mes çarçafëve: nga pozicionet e mira, zgjatja e “paraprakeve”, deri te lëvizjet që stërvitin muskujt e barkut dhe rregullojnë frymëmarrjen e duhur.
1.You can leave your hat on – Kush nuk e kujton zhveshjen e famshme të Kim Basinger në “9 javë e gjysmë”? Ndoshta jo të gjithë e dinë se duke hequr rrobat, ju bën të konsumoni rreth 12 kalori. Pra, përveç se mund të jeni joshës, pritja e zgjatur ndihmon edhe dietën.
2.Përkëdhelje – Jo vetëm që favorizojnë intimitetin dhe janë shumë të vlerësuara për seksin mashkull, por ia vlen të rikujtohet që 30 minuta përkëdhelje lejojnë djegien e rreth 100 kalorive, një motiv më shumë për të mos dështuar në “nxehje”. Jo keq, vërtet?
3.Në afërsi të zemrës – Përkëdheljet janë një gjest jashtëzakonisht i dashur dhe intim. Takti, së bashku me ndjenjën e nuhatjes, është mjeti ynë i parë i njohurive që kur kemi ardhur në jetë. Duke vijuar me përkëdheljet si fillim, gjatë dhe pas marrëdhënies seksuale, shtohet kënaqësia mes partnerëve në aspektin emocional dhe erotik.
4.Puthje! – Nuk ka asgjë më shumë intime se sa një puthje e thellë… francezët marrin vesh nga këto punë! Puthja është një gjest që shumë shpesh, para së gjithash tek çiftet që kanë lidhje të gjata, është lënë pas dore, ose më keq, e harruar! Bëhet fjalë në fakt për një praktikë për ta mbajtur të gjallë, sepse jo vetëm ndihmon bashkëpunimin mes çiftit dhe përforcon lidhjen, por është edhe një ilaç i kolauduar kundër rënies së dëshirës seksuale, që ndihmon në humbjen e peshës: disa studime tregojnë që duke puthur, është e mundur të konsumohen mes 80 dhe 100 kalori.
5.Çështje ritmi – Marrëdhënia seksuale vë në lëvizje muskujt e barkut, kraharorin, krahët, këmbët dhe të pasmet. Eksperimenti i pozicioneve të reja është i vlefshëm për erosin dhe formën fizike. Në një marrëdhënie seksuale digjen 250 kalori, kështu që ia vlen… Nëse pastaj doni të lini mërzitjen pas shpine, duhet të keni parasysh që nuk ekzistojnë zona të ndaluara në trup, zona të pista apo të sikletshme: kapërcimi i turpit dhe eksplorimi i trupit apo të partnerit/es dhe kureshtia, do të jetë diçka terapeutike dhe zbavitëse.
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...