Isha nxënës i Normales në Prishtinë. Në atë kohë, afër banesës sime, jetonte Ajo, gjimnaziste. Ishte në vitin e parë gjimnaz, kurse unë isha maturant në Normale. Me të u njoha nëpërmjet vajzës së axhës së saj.
Dhe, miqësia jonë përparoi shpejt, aq sa një ditë qershori u gjendëm në përqafim të njëri-tjetrit. Por, shpejt edhe u ndamë dhe më nuk u pamë 40 vjet, Sheki, nga Prishtina.
Isha maturant në Normale, kurse Ajo gjimnaziste, në vitin e parë. Njohja jonë nuk ishte e rastësishme, meqë me vajzën e axhës së saj isha në gjeneratë. E pyesja shpesh për të dhe ajo një ditë më tha: “Pse pyet për të? Të pëlqen?”. E di se goja mu shtang dhe përgjigje nuk i dhashë. E di se u skuqa në fytyrë dhe u bëra all… Dhe, ndodhi si ndodhi, më njohu me të.
E, që nga ai moment shoqëria jonë erdhi duke u zgjeruar, aq sa ajo një ditë edhe u pa në derë të banesës ku banoja. Kur e hapa derën mbeta i shtangur. I thashë të hynte brenda, por ma ktheu se nuk ishte mësuar të hynte në shtëpi të huaj… Më tha se profesoresha e gjuhës shqipe ua kishte dhënë referat “Hasta la vistën” e Petro Markos dhe librin nuk e gjente dot.
I thashë se unë e kam atë libër dhe se e kisha lexuar, madje, disa herë… “Ja, ky është libri “Hasta la vista”, i thashë, derisa e mbaja librin në dorë. “Në të ke edhe letra dashurie dhe do i lexosh me ëndje”, vazhdova. “Lumja unë, më ke shkruar letra dashurie?!”, foli me zë të lartë. “Jo, letrat janë të Gortit. Ia ka shkruar Anitës”, ia ktheva.
“Do i lexoj dhe do i mësoj përmendësh, pastaj do t’i them ty!”, ma ktheu me buzëqeshje. “Pse mua?!”, i thashë më shumë në formë habie.
“Sepse unë nuk njoh tjetër sy ty!”, ma ktheu me buzëqeshje. Dhe, pasi e mori librin iku shkallëve teposhtë, duke kthyer disa herë kokën pas… Pas një jave ma ktheu librin. Ishte shkas që të takoheshim përsëri apo nuk dëshironte më gjatë ta mbante librin tim? E vërteta doli: Kur ma ofroi librin afër, shpejt e shpejt ma fali edhe një puthje. Kurse, në murin e korridorit gërvishtëm me kompas: 2 qershor. Nuk patëm më puthje të tjera, meqë vajza e axhës së saj, në shenjë pakënaqësie, i kishte folur se unë kinse jam një aventurist dhe asgjë më shumë.
Dhe, ndodhi si ndodhi e 40 vjet më nuk u takuam kurrë. Ajo kishte shkuar, ndërkohë, me familje për të jetuar në Gjermani. Para pesë vjetësh, në ditë vere si sot, gati më lëshoi shpirti kur e pash në Prishtinë. Kishte ndryshuar rrënjësisht, ama disa elemente të fytyrës së saj ishin si të kohës kur edhe ishim puthur. E ndala në rrugë.
U bë sikur nuk më njihte, ani pas një e skuqur all ia përshkoi fytyrën. U ulëm në restorantin më të afërt. Folëm e folëm dhe, pas shumë lutjeve të mia, përfunduam në një motel në periferi të Prishtinës. U munduam ta kompensojmë atë që e kishim humbur në rini… Dhe, për çudi, pas asaj dite më prapë kurrë nuk u pamë!
/Arbresh.info/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...