A duhet të bëni seks në takimin e parë? Kjo është një pyetje që shkakton shumë debat, specifikisht për femrat. Edhe në vitin 2018, për shkak të presionit të shoqërisë vajzat dhe gratë besojnë që nëse bëjnë seks në takimin e parë konsiderohen ‘të përdala’ dhe jo ‘gra për shtëpi’.
Megjithatë kjo pyetje nuk shqetëson vetëm femrat, por edhe meshkujt. Ata frikësohen nga ideja që seksi në takimin e parë mund ta sinjalizojë personin tjetër që atyre u intereson vetëm seksi dhe asgjë tjetër, edhe pse nuk është gjithmonë ky rasti. Por edhe nëse interesi fillon dhe mbaron te seksi, shpesh meshkujve u duhet ta refuzojnë në mënyrë që të mos i dërgojnë personit tjetër sinjale të ngatërruara, sidomos në rastet kur partneri tjetër është i përfshirë emocionalisht më shumë.
Fatmirësisht, stigma që rrethon seksin në takimin e parë po ndryshon me shpejtësi, për të dyja gjinitë. Sipas një vëzhgimi të bërë nga OkCupid, 46% e të anketuarve do ta konsideronin seksin në takimin e parë. Por a duhet? Ja disa argumente pro dhe kundër:
Jo rrallë herë jemi në dilemë dhe nuk e kuptojmë dot nëse na pëlqen apo jo personi tjetër, e në këtë rast seksi në takimin e parë ndihmon. Kjo heq një pjesë të madhe të presionit dhe i ndihmon të dy palët të jenë më të lirshëm, dhe të njihen më mirë. Shpesh seksi në takimin e parë përfundon në lidhje të gjatë romantike që zgjat me vite.
Është OK të kërkosh seks vetëm për një natë e më pas mos ta takosh më kurrë personin tjetër. Por nëse jeni në një situatë të nxehtë dhe duket se seksi është përfundimisht i mundshëm, duhet të siguroheni që edhe personi tjetër dëshiron të njëjtën gjë.
Ndihesh mirë dhe është e vështirë të gjesh argumente kundër të bërit seks. Nëse dy njerëz tërhiqen nga njëri-tjetri, pse ta luftosh dhe t’i mohosh vetes kënaqësi?
Edhe nëse bini dakort që kjo natë do të jetë vetëm seks, nëse e shikoni që personi tjetër kërkon diçka më shumë është mirë të hiqni dorë. Ata do të bëjnë seks me ju me idenë që akti mund t’ju bashkojë më shumë dhe situata do të vështirësohet për ju.
Nëse nata ka nisur me pije, ndoshta mund të çliroheni më shumë se ç’duhet dhe do të thoni apo bëni gjëra për të cilat të nesërmen do të ndiheni në siklet e do të pendoheni.
Ndonjëherë, kimia në bisedë e komunikim nuk përkthehet në kimi në shtrat. Mund të tërhiqeniu jashtëzakonisht nga dikush, por seksi me ta nuk do të jetë ndjesia më e bukur që do të përfitoni. Shpesh për arsyen se duke qenë se është takim i parë, ju dhe partneri nuk e dini çfarë ju pëlqen./Opinion.al
Milaim Zeka, Drilonit: ‘Ta lexoj mimikën, ti digjesh për Lel...
Shtypi gjerman për sulmin në Kosovë: “Terrori në Kosovë̶...
Kurti te Darka e Lamës: Edhe sipërfaqja e punuar e tokës edh...
SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina ...
Përplasje e fortë mes Leos dhe Drilonit – Ja si nisi gjithçk...
Gjykata rumune njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, b...