Një çift bashkëshortësh ka zbuluar sesi ka mundur ta përmirësojë martesën. Debbie and Tony Dowsett rrëfejnë se marrëveshja që kanë bërë për të kryer marrëdhënie seksuale me të tjerë, është çelësi i suksesit për martesën e tyre 22-vjeçare. Ata vendosën të provonin një lidhje të hapur vetëm 4 vjet pasi u martuan. Që atëherë çifti mund të ketë fjetur me më shumë se 30 partnerë, prej të cilëve disa ia kanë prezantuar njëri-tjetrit.
Marrëveshja e tyre thotë që ata mund të dalin në takime me persona të tjerë, të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe të shkojnë në udhëtime me ta, por duke respektuar disa rregulla, për të cilat kanë rënë të dy dakord.
Fillimisht 46-vjeçarja u tremb sesi do të ndikonte kjo në marrëdhënien e tyre, por më pas vendosën ta provonin. Tanimë çifti përdor faqe online për të gjetur partnerë potencialë para se të takohen, pasi duan të krijojnë një marrëdhënie të mirëfilltë dhe jo vetëm marrëdhënie seksuale. Mes tyre nuk ekziston xhelozia sepse kanë rënë dakord që nuk do të bëjnë asgjë për të dëmtuar marrëdhënien e tyre.
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...