Google ADS

Sekreti për eliminimin e rrathëve të zi poshtë syve qëndron në frigoriferin tuaj

09:59 | 28 Qershor 2019
Arbresh.info

Ti fle në një orar të përshtatshëm. Ti përdor kremra, ca edhe jashtëzakonisht të shtrenjtë, për fytyrën. Ti ndihesh mirë. Po pse përsëri ke rrathë të zinj poshtë syve? Jemi këtu për të ndihmuar. Ja si mund t’i largosh.

Të duhet një dorë majdanoz që e kemi rekomanduar edhe më parë si tonik, një enë e vogël, një lugë druri, një lugë gjelle ujë i nxehtë ose kos dhe dy topa pambuku.

Gri majdanozin, vendose në enë dhe pastaj shtyp gjethet me lugën e drurit që të nxjerrin lëngun. Më pas, hidh ujë të nxehtë mbi majdanoz duke e përzierë, mund dhe ta zëvendësosh me kos ujin, nëse do një maskë më të plotë.
Fut pambukët në lëng pasi ai të ftohet. Pastaj vendosi poshtë syve, shtrihu me shpinë dhe lëri për 10 minuta.

Duhet ta përdorësh dy herë në javë. Ose kur të ka ngelur ca majdanoz.
A funksionon? Ja që po! Majdanozi është shumë i pasur me vitaminë C dhe K, të dy elementë që i japin ndriçim lëkurës dhe e shfryjnë. Si rezultat, do fillosh të shohësh një ndryshim të madh për pak javë.

Thjesht sigurohu që të vazhdosh të ndihesh sa më e qetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme